Penalizimet për vizat, PE miraton amendimin për pezullimin

Komisioni për Drejtësinë, Punët e Brendshme dhe Liritë Civile, miratoi një amendament që lejon një pezullim të menjëhershëm e të përkohshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve, në disa raste të jashtëzakonshme, të provuara shume mirë.
Por siç shprehet raportuesi Agustin De Mera Garcia, ky amendament ende nuk është kthyer në ligj dhe mund të zgjasë përtej presidencës daneze për vetë problematikën e tij. "Sidoqoftë, duhet thënë se votimi nuk është përfundimtar, por është orientues. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se unë kam marrë tashmë mandatin të prezantoj gjithë komisionin në negociatat që duhen bërë me Këshillin dhe Komisionin. Pra, nga ky moment do të filloj një dialog i treshes Parlament, Këshill e Komision për të gjetur konsensusin për ndryshimin e ligjit. Për mendimin tim, përfundimi i këtij ndryshimi nuk mund të bëhet gjatë presidencës daneze. Kjo do të varet nga bisedimet, por, ndoshta kjo do të mbyllet gjatë presidencës së arshshme të Qipros. Por do ta shohim si do të ecë puna", deklaroi Agostin Diaz de Mera Garcia, Grupi i PPE, citon “AS”.
Pas këtij votimi, eurodeputetja Tanja Fajon deklaroi se kjo mund ta qetësoj retorikën populiste e nacionaliste të disa vendeve të BE-se, që e kërkuan këtë nga shtimi në shifra minimale të azilkërkuesve. Lajmi i mirë është se Shqipëria nuk përbën aktualisht shqetësim për azilkërkues në vendet e Bashkimit Evropian, pas rastit të vjeshtës me Belgjikën. Sipas EUROSTATIT, emri i saj nuk figuron në top-listën e 30 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve për vitin 2011. Nisma për kufizimin e këtij ligji, që garanton lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit e të BE-së, filloi me propozimin e Komisionit në qershorin e vitit të kaluar. /Start/
2012-04-27 16:16