Presidenti, LSI: Do i përmbahemi marrëveshjes me PD-në

Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur se do t`i përmbahet marrëveshjes me Partinë Demokratike në lidhje me përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në një konferencë për shtyp, Zv. kryetari i LSI-së Petrit Vasili theksoi se kjo forcë politike do të mbajë një qëndrim në përputhje me kushtetutën e vendit.
“Në qëndrimin tonë do të mbizotërojë kushtetuta dhe respekti ndaj saj por njëkohësisht edhe respekti ynë ndaj marrëveshjes politike që ne kemi nënshkruar me Partinë Demokratike në vitin 2009” theksoi Vasili.
Ai ka theksuar më tej se për muaj të tërë LSI-ja ka kontribuar në mënyrë konstruktive dhe aktive për ndërtimin e një procesi të hapur dhe transparent për të gjetur një gjithëpërshirje. “Është një fakt evident që ka pasur një dialog kontruktiv për të stimuluar një proces të një komunikimi të gjërë dhe të hapur.