E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Rama: Kandidatura e Nishanit, e papranueshme

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë pas tërheqjes së kandidatit zyrtar të mazhorancës për president të vendit. Në një konferencë për shtyp kryesocialisti Rama theksoi se kandidatura tjetër e maxhorancës për president, Bujar Nishani është krejtësisht e papranueshme dhe larg konsensusit më minimal.

“Si mund të kalohet drejt një kandidature që është tërësisht mishërim i një pale të vetme. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal e jo për atë maksimal që ne kërkojmë jo për interesin e PS e as për ndonjë përfitim politik, por interesin kombëtar e publik në këtë moment të të rëndësishëm” shtoi ai.

Rama ka theksuar se opozita beson se nëse ka dëshirë e vullnet pa ta parë në sy të vërtetën e Shqipërisë është e mundur të gjendet një zgjidhje konsensuale, produkt i bashkimit të energjive pozitive në funksion të së ardhmes së vendit.

“Aktualisht po vërtetohet ajo që kemi thënë që në fillim, se rruga e arsyes është ajo që i çon palët në një pikë takim rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve, rruga e krizës jo vetëm i largon palët, por largon vendin nga rruga drejt provimit të 12 tetorit në Bruksel dhe krijon kushtet e një izolimi me duart tona të vendit tonë ndërkohë që BE pret sinjalet e nevojshme të na afrojë më pranë”- tha Rama.

Rama shtoi se kriza po thellohet në vend ndërsa ka shprehur edhe angazhimin e opozitës për të zgjidhur këtë krizë në mënyrë që vendi të marrë stastusin e vendit kandidat në vjeshtë të këtij viti.  “Kandidati i sapo tërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë mundësi që të jepnim mbështetjen tonë. Por kriza po thellohet dhe unë e përsëris se një krizë është edhe një mundësi për të dalë prej saj përmes një hapi të ri në drejtim të kundërt me inercinë e krizës. Është e pa arsyeshme që të kalohet edhe më poshtë dhe spirancat që kriza ta përpijë atë. Ne jemi të angazhuar për të shpëtuar mundësinë e Shqipërisë që të hedhë hapin drejt BE-së dhe shansin që shqiptarët të mund të gëzojnë në 100-vjetorin e pavarësisë të qënit pjesë e familjes europiane dhe të marrim statusin e vendit kandiat” shtoi më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›