E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Javen e ardhshme, takim me aleatet

Partia Demokratike u plotesoi dje deshiren aleateve te vegjel, per t'u mbledhur ne nje tryeze per te diskutuar mbi propozimet per ndryshimin e Kushtetutes. Ne mbledhjen e Grupit parlamentar, demokratet rane dakord qe javen e ardhshme te thirret tryeza e partive te djathta. Ne te do te diskutohet per propozimin e PS per te ndryshuar Kushtetuten per reformen zgjedhore, por edhe paketen e PD qe ne ligjin themeltar te shtetit te nderhyhet dhe per mandatin e Kryeprokurorit, zgjedhjen e Presidentit apo dhenien e dekreteve prej tij. "Do te kemi nje takim ne nivel te larte me aleatet per keto ceshtje", u shpreh pas mbledhjes se grupit, kryetari Astrit Patozi. Kerkesen per mbledhjen e tryezes e kane kerkuar prej disa muajsh kreret e partive te djathta politike, PR apo PDK. Nderkohe qe deri me tani, demokratet e kane pare te udhes ta shtyjne deri ne momentin e fundit, per te patur nje qendrim sa nje te koaliduar porsa i perket ceshtjes se reformes zgjedhore dhe paketes se propozuar nga PS or ndryshimin e sistemit zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›