Regjistrimi i pronës, ja rregullat e reja
Autori i Lajmit: red.
Pasuria e paluajtshme tani mund të regjistrohet brenda një jave, kur më parë një procedurë e tillë kërkonte 30 ditë. Por, përveç reduktimit të afatit, do të ketë edhe lehtësira në dokumentacionin që duhet dorëzuar.
Hipoteka tani kërkon më pak dokumente për të bërë regjistrimin e pronës. Lajmi konfirmohet nga burime të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kjo do të bëhet e mundur falë projektit aq të përfolur “LAMP” të Bankës Botërore, që konsiston në kompjuterizimin e sistemit dhe të të gjitha të dhënave. Ndërsa, vendimi është marrë në një nga mbledhjet e mëparshme të TASK-FORCE.
Sistemi i ri
Projekti i Bankës Botërore do të mundësojë modernizimin e sistemit duke bërë që aplikimet të trajtohen në një kohë rekord dhe aksesi te të dhënat e ZRPP-së të jetë sa më i lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme afër 4 milionë pasuri të paluajtshme. Të gjitha veprimet mbi këto pasuri aktualisht bëhen në mënyrë manuale. Për të kaluar në një fazë tjetër operimi, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në kuadër të projektit LAMP (Land Administration and Menagement Project), ka filluar hartimin dhe implementimin e një projekti për të vënë në funksion sistemin e kompjuterizuar. Ky projekt po realizohet me ndihmën e specialistëve të Lantmateriet (Autoriteti Suedez për Pasuritë e Paluajtshme). Qeveria ka ngritur që në vitin 1993 Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), e cila aktualisht varet nga Ministria e Drejtësisë, me një rrjet prej 36 zyrash rajonale.
Dokumentacioni
Sipas projektit të ri, dokumentacioni i pasurive të paluajtshme është i ndarë në dy grupime. Dokumentacioni që i përket ende sistemit të vjetër të pasurive të paluajtshme ka si kriter pronarin, ndërsa sistemi i ri i Pasurive të Paluajtshme ka si kriter Nr. e Pasurisë. Sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive ka në përbërje tre komponentë kryesorë: dokumentet ligjorë, kartelën e pasurisë dhe hartën treguese. Sipas specialistëve, sistemi i ri është shumë më fleksibël dhe më i menaxhueshëm. Shqipëria është e ndarë në zona kadastrale dhe aktualisht jo të gjitha këto zona kanë hyrë në sistemin e ri, pasi jo në të gjitha është realizuar regjistrimi fillestar i pasurive, por edhe zonat që kanë kaluar në sistemin e ri nuk e kanë të gjithë dokumentacionin të dixhitalizuar. Puna për dixhitalizimin e tyre ka arritur deri te dokumentacionet e vitit 2003. Në vijim të projektit LAMP, projekti në fjalë synon që të gjitha të dhënat dixhitale të mos kenë vlerë konsultative, por të bëhen mjet operimi, siç janë aktualisht dokumentet fizike.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009