E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS më konkrete për Reformën në Drejtësi

 

LSI shprehu dje shqetësimin, se maxhoranca po zgjedh rrugë antiligjore që të miratojë me shpejtësi në Parlament disa nga ligjet themeltare të Reformës për Drejtësi. "LSI kundrejt një reforme kaq thelbësore për shtetin shqiptar siç është ajo në drejtësi i kërkon publikisht kryetarit të Partisë Socialiste zotit Edi Rama të jetë më konkret në pozicionimet që mban kundrejt kësaj reforme", tha Brizida Gjikondi gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se "kjo reformë nuk është mjet, as qëllim për të rritur presionin dhe pazaret e Ramës ndaj Berishës, por një ardhmëri decizive për fatet e Shqipërisë evropiane". Duke folur për mënyrën se si po procedohet me reformën në drejtësi, Gjikondi tha se "këto ligje të rëndësishme po çohen për aprovim në Parlamentin shqiptar pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përmbushur orientimet e kriteret e BE, duke deformuar tërësisht themelet e sistemit të Drejtësisë shqiptare, si dhe duke tronditur sërish ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve kushtetuese". Sipas LSI-së, "Qeveria Berisha, po injoron Progres-raportin e fundit të BE-së, i cili kritikonte rrugën, që po ndiqte kjo maxhorancë kundrejt Reformës në Drejtësi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›