E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama lë Madridin për Berluskonin

 

Vizita e Silvio Berluskonit i ndryshoi axhendën Edi Ramës në Madrid. Kreu socialist Edi Rama, i cili merrte pjesë në takimin e Këshillit të Socialistëve Evropianë, është detyruar të largohet më shpejt nga ky aktivitet, për shkak të drekës me Kryeministrin italian Berluskoni në Tiranë ku ishte i ftuar. Ai ka mbërritur në mesditë në Tiranë dhe i është drejtuar menjëherë Pallatit të Brigadave, ku për nder të Kryeministrit italian, Presidenti Topi shtroi një drekë, në të cilën kishte ftuar edhe kreun e PS Edi Rama, por edhe përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare. Rama mori pjesë vetëm në ditën e parë të Këshillit të PSE-së në Madrid, ku zhvilloi takime të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›