“Topi i artë”, sot zbulohet legjenda numër 53
Edhe pse jo zyrtarisht, Kristiano Ronaldo konsiderohet fituesi i tij. Në garë për podiumin e nderit janë edhe Lionel Mesi e Fernando Torres
Dash Frashëri
Shpallja e fituesit të Topit të Artë 2008 do t’i shtojë një tjetër emër panteonit të legjendave, të cilët janë kurorëzuar si futbollisti më i mirë europian i vitit.
Madje ky çmim konsiderohet edhe si më prestigjiozi në raport me atë që jep FIFA për “Lojtarin më të mirë në botë”, apo i njohur si “FIFA Wolrd Best Player”.
Trofeu jepet nga gazeta popullore sportive franceze “France Football”, ndërkohë që ideja ishte e kryeredaktorit të saj, Gabriel Hanot. Ai u kërkoi kolegëve në të gjithë Europën të votonin për lojtarin më të mirë të vitit 1956 e kështu “Golden Ball” – apo “Topi i artë” – u lind.
Në listën e këtij viti portugezi Kristiano Ronaldo konsiderohet si më favoriti për të pasuar Kakanë, ky i fundit ishte edhe fituesi i vitit të kaluar. Ylli i Mançesterit është në garë me argjentinasin e Barcelonës, Lionel Mesi dhe spanjollin e Liverpulit, Fernando Torres.
Kush do të fitojë?
Për të njohur zyrtarisht fituesin e vitit 2008 kanë mbetur edhe pak orë. Pasi shënoi 42 gola për Mançester Junaiditin dhe e udhëhoqi atë në fitimin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar, Kristiano Ronaldo është dukshëm favoriti kryesor. Argjentinasi Lionel Mesi është sfiduesi i tij më i afërt, por paraqitja e mjerueshme e Barçës gjatë sezonit të kaluar mund t’i kushtojë atij. Spanja fitoi Kampionatin Europian të vitit 2008, ndërkohë që sulmuesi Fernando Torres, mesfushori Çavi dhe portieri Iker Kasijas besohen se janë në pesëshen e parë. Gjithsesi, identiteti i Futbollistit Europian të Vitit do të zbulohet në një ceremoni speciale në Paris.
Protesta e Maradonës kundër Kakasë
Kur braziliani i Milanit, Kaka, u shpall zyrtarisht fituesi i “Topit të artë 2007”, ishte pritshëm reagimi i Diego Armando Maradonës. Legjenda argjentinase nuk ka ngurruar aspak të nisë një debat në lidhje me meritat e superyllit brazilian, që mori edhe çmimin prestigjioz. Ish-kampioni i botës, Diego Maradona, tha para një viti: “Runi, Ronaldinjo dhe Mesi mund të ishin fituesit më me vlerë të trofeut. Është e vështirë të marrësh një vendim se cili prej tyre, por nuk është e vështirë të ndash Kakanë nga këta lojtarë. Disa prej tyre janë më të mirë. Unë nuk e di mirë se si është bërë përzgjedhja, por mendoj se Runi është më i mirë se Kaka”.
Besnik Dizdari voton nga Shqipëria
Çmimi prestigjioz, i dhënë nga revista franceze “France Football”, ka përmasa më të mëdha, pasi fituesi konsiderohet edhe si “Futbollisti botëror i vitit (World Footballer of the Year) dhe vendoset nga vota e një paneli të madh të gazetarëve profesionistë. Nga Shqipëria prej shumë vitesh voton gazetari i njohur sportiv, Besnik Dizdari, i cili përfaqëson revistën “Futbolli shqiptar”.
Kaka, “mbreti 2007”, dorëzon trofeun
Në vitin 2007, votimi për “Topin e artë” u ndryshua sërish. Tani lojtar i çdo kombësie dhe nga çdo klub i botës mund të fitonte. Si rezultat, numri i gazetarëve që u lejohej votimi u rrit në 96, të cilët votonin për pesë lojtarë nga lista e propozuar prej 30 kandidatësh, ndërkohë që më parë ishin 52 gazetarë nga vendet europiane deri në vitin 2006. Rezultati ishte thuajse një formalitet, Kaka, falë formës së shkëlqyer, sfidoi Kristiano Ronaldon e Lionel Mesin. Kaka kishte udhëhequr Milanin në fitimin e Ligës së Kampioneve për vitin 2007, ashtu si Kristiano Ronaldo Mançesterin e tij në vitin 2008.
Podiumi 2007
Kaka, fituesi
Ronaldo, i dyti
Mesi, i treti
Gjashtë anglezë me “Topa të artë”
Futbolli ka lindur në Britani, por Anglia e ka fituar vetëm një herë Kupën e Botës, në vitin 1966, ndërkohë që klubet angleze kanë një histori të pasur në triumfet europiane. Gjithsesi, vetëm gjashtë futbollistë kanë mundur ta fitojnë “Topin e artë”. Stenli Metjus (1956) ishte i pari. Denis Lo (1964), Bobi Çalrton (1966) dhe Xhorxh Best (1968) përbëjnë dhe “treshen e shenjtë” të Mançester Junaidit. Britaniku i famshëm Kevin Kigan e fitoi dy herë trofeun, në vitin 1978 dhe 1979, ndërkohë që luante për Hamburgun. Një tjetër anglez fitues, i fundit në fakt, është Majkëll Ouen, i cili e fitoi atë në vitin 2001, kur luante me radhët e Liverpulit.
2 Dhjetor 2008