E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS të debatojë në Kuvend

 

LSI i kërkon opozitës t’i rikthehet Kuvendit, duke vlerësuar se e vetmja zgjidhje për shqetësimet e saj për autonominë e pushtetit vendor është debati parlamentar. Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, duke i cilësuar “një bllof politik” deklaratat e opozitës për bllokim të shërbimeve në bashkitë e drejtuar nga përfaqësuesit e PS-së ka theksuar se, “të gjitha shqetësimet e saj për cenimin e pavarësisë së pushtetit lokal duhen debatuar në Parlament”. Që prej miratimit të paketës fiskale në fillimin e kësaj legjislature, opozita dhe kryetarët e bashkive të zgjedhur në këto poste si përfaqësues të PS-së, kanë protestuar ndaj masave të marra nga maxhoranca, duke i cilësuar ato si cenim të autonomisë, duke kërcënuar edhe me bllokim të shërbimeve ndaj qytetarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›