Një “baby” kombëtare ndaj Estonisë
Leonard Karaj
Trajneri i Kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka grumbulluar 18 futbollistë për ndeshjen miqësore ndaj Estonisë më 14 nëntor.Një skuadër “adoleshentësh”, ndaj estonezëve. Ky është sinjali i parë që ka dhënë trajneri kuqezi, në rindërtim e sipër të ekipit që do të mbajë peshën e kualifikimeve për evropianin polak-ukrainas të 2012-ës. Kroati ka grumbulluar 8 futbollistë nën moshën 23 vjeçare duke nisur kështu rinovimin total të skuadrës që ai do të drejtojë edhe për dy vitet e ardhshme. Ndonëse rinovimi i tij me Federatën Shqiptare të Futbolliot nuk është bërë ende zyrtar, palët trajner-FSHF kajnë rënë dakord për vazhdimin e kontratës. Në këtë linjë Kuzhe do të nisë që nga ndeshja me Estoninë krijimin e skuadrës së tij, me të cilën do të kërkojë kualifikimin historik (nëse ndodh) për herë të parë të Shqipërisë në një kompeticion evropian.
Velia, Ujkani, Sefa, Bakaj, Hyka, Lila, Vila, Muça, por edhe Curri, Dallku, Cana e Agolli janë ata që kanë ulur ndjeshëm moshën mesatare të skuadërs sonë përfaqësuese. Si asnjëherë tjetër më parë në dy dekadat e fundit Kombëtarja ka një moshë mesatare 24.6 vjeç, ku më të vjetrit janë Ervin Skela, 32 vjeç dhe Klodian Duro 31 vjeç. Ndërsa risia e kësaj liste është grumbullimi për herë të parë i mesfushorit me tipare mbrojtëse të i Dinamos, Gentjan Muça. Futbollisti ka fituar statusin e një kandidati për kombëtaren dhe tashmë i duhet veçse të provojë se vlen për skuadrën që Kuzhe ka ndërmend të mbajë në dispozicion për kualifikimet e ardhshme. Në skuadër është grumbulluar edhe Edmond Kapllani, ndonëse futbollisti është ndër të vetmit që ka luajtur vetëm 27 minuta gjatë gjithë këtyre muajve në kampionatin gjerman (kategoria e dytë) me Augsburgun. Ndërsa është lënë jashtë Besart Berisha, edhe pse kosovari me pasaportë shqiptare ka shumë herë më shumë minuta lojë në këmbë sesa kavajasi.
Skuadra do të grumbullohet më datë 10 nëntor dhe në dy ditët në vazhdim, 11-12 do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë (ora 10:00 dhe 16:00). Ndërsa më datë 13 para sëtvitjes së fundit ora 16:00 trajneri Kuzhe do të japë edhe një konferencë për shtyp.
Lista anti-Estoni
Samir Ujkani
Novara, Itali; 21 vjeç, 4 ndeshje
Isli Hidi
Krivbas, Ukrainë; 29 vjeç, 10 ndeshje
Armend Dallku
Vorskla, Ukrainë; 25 vjeç, 31 ndeshje, 2 gola
Andi Lila
SK Tirana; 23 vjeç, 5 ndeshje
Debatik Curri
Vorskla, Ukrainë; 25 vjeç, 21 ndeshje, 1 gol
Franc Veliu
Flamurtari, 22 vjeç, 1 ndeshje
Gentjan Muça
KS Dinamo, 22 vjeç, 0 ndeshje
Ervin Skela
Koblenz, Gjermani; 32 vjeç, 59 ndeshje, 12 gola
Gilman Lika
Bulospor, Turqi; 22 vjeç, 4 ndeshje
Lorik Cana
Sunderland, Angli; 26 vjeç, 36 ndeshje, 1 gol
Ansi Agolli
Krivbas, Ukrainë; 27 vjeç, 9 ndeshje, 2 gola
Jetmir Sefa
SK Tirana; 22 vjeç, 1 ndeshje
Emiljan Vila
Lokomotiva Zagreb, Kroaci; 21 vjeç, 2 ndeshje, 1 gol
Klodian Duro
Apolon Limasol, Qipro; 31 vjeç, 58 ndeshje, 4 gola
Jahmir Hyka
Mainz, Gjermani; 21 vjeç, 7 ndeshje, 1 gol
Hamdi Salihi
Rapid Vjenë, Austri; 25 vjeç, 12 ndeshje, 2 gola
Edmond Kapllani
Augsburg, Gjermani; 27 vjeç, 23 ndeshje, 6 gola
Elis Bakaj
KS Dinamo; 22 vjeç, 3 ndeshje
Mosha mesatare: 24.6 vjeç