E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kriza kërkon reforma kushtetuese”

 

Kryetari i PSV91, Petro Koçi tha dje se, “kriza zgjidhet vetëm nëpërmjet ndërmarrjes së reformave në sistemin kushtetues dhe në Kodin Zgjedhor”. “Vendi ka nevojë për demokraci të qartë parlamentare dhe jo thjesht për të rinumëruar ndonjë kuti të qeverisë apo të bashkisë. Gjendja antidemokratike aktuale është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e dy partive kryesore politike dhe ato nuk mund të tallen më me opinionin publik, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës. Shërimi i kësaj situate vjen vetëm nëpërmjet një sjelljeje politike institucionale dhe jo nëpërmjet rrugës së rrugës”, tha Koçi. Këtë deklaratë kryetari i PSV91 e bëri pas analizës politike që iu bë situatës në Sekretariatin e kësaj partie. Sipas tij, mbledhja e Sekretariatit përcaktoi axhendën e veprimit të forumeve drejtuese të partisë për periudhën në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›