LSI: PS të hyjë në Kuvend
LSI i bën thirrje PS-së që t'i japë fund bojkotit parlamentar dhe të japë kontributin e saj për reformat në vend. Kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto deklaroi se: "Në emër të LSI-së mbështes vlerësimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë së fundmi edhe të Asamblesë parlamentare e KE-së institucioni që është gardian i standardeve demokratike dhe shtetit ligjor, mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit". "Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar, që opozita t'i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim, nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo", tha Haxhinasto.