E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Bëtë zgjedhjet më të mira deri më sot

 

SHBA vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra deri sot dhe vlerëson qëndrimin e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për reformat e rëndësishme. Deklaratën e bëri në Nju Jork zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Stuart Jones gjatë një takimi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. "Ai shprehu vlerësimin për zgjedhjet si më të mirat e zhvilluara deri më sot dhe gatishmërinë e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të reformës zgjedhore dhe përmbushjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it", thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›