E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Berisha si Sudja e piramidave

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha se babëzia boshtëzoi gjithçka tek betoni dhe leja e ndërtimit.
 

Duke iu përgjigjur akuzave të shefit të qeverisë, Rama e krahasoi kryeministrin me një prej emrave të skemave piramidale shqiptare të vitit 1997, me Suden.
 

“Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia!Aq sa mund të sillte Sudja zhvillim ekonomik aq mund të sjellë Saliu zhvillim urbanistik” shkruan Rama.
 

Ndërkohë kryeministri Berisha u njoh sot nga afër me dy projektet për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës. Në fjalën e tij Berisha ironizoi Ramën duke theksuar se me ndërtimin e parqeve të reja nga administrata e Bashës, kreu i PS, mund të gjejë parqet e duhura për të shkruar komentet e tij në rrjetet sociale.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›