E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saliu dhe urbanistika, si Sudja dhe makroekonomia

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar pas akuzave qe kryeministri Sali Berisha leshoi ndaj tij ne drejtim te urbanistikes se kryeqytetit ne kohen qe ai ishte ne krye te bashkise.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama shkruan se Berisha nuk merr vesh nga urbanistika, e per pasoje nuk mund te flase e as te sjelle zhvillim ne kete drejtim.

“Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia! Aq sa mund te sillte Sudja zhvillim ekonomik aq mund te sjelle Saliu zhvillim urbanistik…”- shkruan Rama.

Gjate vizites ne Muzeun Historik Kombetar, teksa u njoh nga afer me 2 projektet per zgjerimin e bulevardit, qe jane ende ne gare, Berisha deklaroi se cilido te perzgjidhet do kete tre elementet themelore; bulevardin, lumin dhe parqet.

Sipas tij, Rama betonizoi Tiranen me leje ndertimi pa kriter, nderkohe qe projekti i ri per bulevardin do ktheje gjelberimin dhe parqet, qe Rama, sipas kryeministrit ia mohoi metropolit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›