LSI: Parkingjet nëntokësore, PD-PS, jotransparente
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës janë kundër vendimit të marrë nga përfaqësuesit e PD-PS në këtë bashki për ngritjen e dy parkingjeve nëntokësore. Kryetari i këtij këshilli, njëherësh edhe
sekretar për Çështjet e Brendshme në LSI, Sokol Dervishaj, shpjegoi se ky vendim është marrë me mungesë transparence nga ana e dy forcave politike, ndërsa njëra prej dy hapësirave ka probleme pronësie. “Pra, këshilli dje ka shkelur ligjin në mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje, sepse ai nuk ka marrë në konsideratë, apo ka anashkaluar një detyrim të rëndësishëm ligjor sikurse është këshillimi dhe komunikimi me qytetarët. Jemi përpara një fakti mjaft të paprecedentë, sepse ne jemi anëtarë të këshillit bashkiak, të votuar me votat e qytetarëve, për të shërbyer për interesat e tyre, për të zbatuar me korrektësi ligjin dhe jo për ta anashkaluar atë dhe për të shkelur me këmbë interesat e qytetarëve”, - deklaroi Dervishaj. Referuar letrës së një grupi pronarësh që thonë se janë pronarë legjitimë të hapësirës së Parkut “Rinia”, Dervishaj deklaroi se “një nga arsyet e tjera për të cilën ne kemi këmbëngulur ka qenë, që në qoftë se në atë sipërfaqe do të zhvillohet një interes publik, sikurse është zhvillimi i parkimit nëntokësor, dhe ky interes publik do të zhvillohet nëpërmjet formës së koncesionit, qeveria, pra qytetarët e këtij vendi, nuk kanë pse të shpronësojnë dhe më pas kompensojnë me para publike që dalin nga xhepat e taksapaguesve, pronarët e ligjshëm të një prone dhe këtë pronë ne ia japim dikujt tjetër për ta zhvilluar si një interes biznesi ekonomik e privat, nga i cili biznesmeni do të fitojë, ndërsa qytetarët pronarë do të humbasin”.