LSI: Përdorim administratës
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sot se qeveria po shpërdoron administratën publike për qëllime elektorale. Në një deklaratë, nëkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi theksoi se nëpunës të administratës publike qoftë në qendër qoftë asaj lokale, mësues apo mjek janë depërtuar nëpër mitingjet e PD, nëpër mitingje të z. Berisha, e znj. Topalli, dhe të instrumenteve të tjerë të partisë në pushtet.
“Ne duan të kujtojmë se marrëdhëniet me institucionet dhe në veçanti marrëdhëniet me administratën publike kanë qenë një ndër dështimet dhe një nga trashëgimitë më të rënda që qeveria Berisha do t’i lej qeverisë së re që do të dali nga zgjedhjet e 28 Qershorit. Në këto 4 vite raportet e Bashkimit Evropian e kanë konsideruar raportin e qeverisë me administratën publike si “thembër e Akilit” të kësaj qeverie”-theksoi Xhufi.
Ai tha më tej se më shumë se 25% e administratës përfaqësohet nga nëpunës të marrë jo në bazë të kërkesave të ligjit të shërbimit civil, por nëpunës të marrë me kontratë të përkohshme.
“Vetëm javët e fundit janë rekrutuar rreth 3 mijë nëpunës të tjerë civil, të cilët janë në kontingjent që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme. Ne duam në këtë rast, të kujtojë se pikërisht se këto kategori nëpunësish civil, përfaqësojnë dhe segmentet më të korruptuara dhe më të paaftë të administratës tonë publike”-tha më tej nënkryetari i LSI-së.