LSI: “Ping-pongu Rama-Berisha për shmangien e Gërdecit”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim bëhet pjesë e replikave në distancë mes Berishës dhe Ramës për çështjen e investimeve publike. Përfaqësuesi i kësaj force politike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishi, e konsideroi debatin “ping-pong demagogjie”. Ai tha se binomi Berisha-Rama me këtë debat duan t`i shmangen tragjedisë së Gërdecit dhe masakrës ndaj qendrave sportive. Ndërkohë që kërkoi transparencë për çdo qindarkë të shqiptarëve. Dervishi nënvizoi se “dje pamë setin e radhës të ping-pongut midis Bashkisë dhe Qeverisë, për investimet shumëmilionëshe të qytetit të Tiranës, ku gjithkush përpiqet të marrë meritën se sa para ka dhënë në shërbim të këtij qyteti. Dikush flet për shifra disamilionëshe, dikush tjetër flet për zgjatjen e hundës së Pinokut. Por duhet të keni parasysh se gjithë këto para nuk janë as të qeverisjes qendrore, as të qeverisë lokale. Këto janë lekë të taksapaguesve shqiptarë, këto janë para që dalin nga xhepat tanë, nga xhepat e të gjithëve ne, të pensionistëve, të të papunëve, por edhe atyre që punojnë apo të bizneseve. Pra, janë para të qytetarëve, që në fund të fundit u kthehen atyre në formën e shërbimeve, si detyrim ligjor që kanë qoftë qeveria qendrore dhe qoftë qeveria lokale, Bashkia e Tiranës, në rastin konkret. LSI është e bindur që e gjithë kjo farsë, i gjithë ky ping-pong, që po zhvillohet nuk ka ndonjë qëllim të veçantë, përveçse të tërheqë vëmendjen nga çështje shumë më madhore, të cilat preokupojnë sot opinionin e gjerë publik, qytetarët e këtij vendi, por edhe fatet e së ardhmes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për çështje ende të pazbardhura, sikurse janë tragjedia e Gërdecit, kalimi në një mënyrë diskrete dhe fare pa transparencë, siç janë ndryshimet në Kushtetutë dhe i ligjeve të veçanta, të cilat cenojnë interesat e publikut të gjerë, sikurse ishte së fundmi edhe ligji për sportet, i cili i hap rrugë një procesi fare jotransparent dhe në dëm të qytetarëve dhe të interesave të së ardhmes së qytetit, për zhvillimin e hapësirave të gjelbra dhe të terreneve sportive, dhe të hapësirave publike me interes të gjerë për qytetin dhe qytetarët. Pra, ne besojmë se kjo është arsyeja e vetme e të gjithë kësaj demagogjie, që ne kemi ndjekur nëpërmjet ekraneve, e cila para së gjithash nuk i shërben debatit konstruktiv, që duhet të zhvillohet, nuk i shërben aspak së ardhmes së qytetarëve, nuk i shërben aspak, në fund të fundit, edhe vetë angazhimit që kanë marrë të dyja palët, qoftë Partia Demokratike kur ka ardhur në pushtet dhe angazhimet e saj të shumta, apo edhe Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj, kur kanë deklaruar me të madhe që do të zhvillojnë një transparencë jashtëzakonisht të madhe me qytetarët, ku gjithçka do të jetë në shërbim dhe në funksion të tyre. Por, ndërkohë me vendimet që ata marrin cenojnë të drejtën e qytetarëve, për të jetuar dhe banuar në një qytet evropian, pra për atë që parashikohet apo pretendohet se do të jetë Tirana e shekullit 21, pra kryeqyteti i një vendi që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Nuk mund të ketë procese integruese pa një transparencë maksimale me publikun, jo thjesht në momentin e vendimmarrjes, por edhe gjatë gjithë procesit të hartimit të vendimeve apo projektligjeve të veçanta, sikurse ka ndodhur me Kushtetutën, por edhe me ligje të veçanta, sikurse ishte ligji "Për sportin", të cilët janë ndërmarrë në një mungesë të plotë transparencë dhe në një paqartësi jashtëzakonisht të madhe për publikun. Dhe arsyeja e vetme e zhvillimit e të gjitha këtyre iniciativave antiligjore, në fund të fundit është që t u paraprijnë apo t u hapin rrugë ndërmarrjeve të tilla që kanë qëllim vetëm interesat të ngushta të një grupi biznesi apo interesa të ngushta të eprorëve politikë në qendër”.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008