BB: Sigurimet shëndetësore të ndahen nga pensionet
Autori i Lajmit: red.
Sigurimet shëndetësore, që janë ndarë nga sigurimet shoqërore në Shqipëri, po përballen aktualisht me problemet me të cilat do të ndeshet sistemi i pensioneve në të ardhmen. Kjo është ajo çka theksohet në një raport të Bankës Botërore. Ndryshe nga rasti i pensioneve, ku përfituesit aktualë i marrin përfitimet sipas kontributeve që kanë bërë në të kaluarën, që në shumicën e rasteve janë të plota, përfituesit nga sigurimet shëndetësore i marrin përfitimet kryesisht bazuar në kontributet aktuale.
Përfitimet
Duke qenë se vetëm një përqindje e kufizuar e krahut të punës jep aktualisht kontribute për sigurimet shëndetësore, rrjedhimisht vetëm një përqindje e kufizuar e popullsisë mund të përfitojë nga sigurimet shëndetësore. Rrjedhimisht, përqindja e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor në sektorin privat në Shqipëri është 61 për qind, që është shumë më e lartë se mesatarja për ECA-n prej 33 për qind dhe mbi mesataren e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në botë prej 54 për qind dhe për vendet me të ardhura të larta prej 42 për qind. Rrjedhimisht, një përqindje e lartë e popullsisë përballet me riskun e varfërisë kur përballen me një sëmundje që kërkon trajtim.
Kufizimet
Për më tepër duke qenë se Minsitria e Shëndetësisë ofron kujdesin spitalor, individët që nuk janë të siguruar me sigurimet shëndetësore shpesh përfundojnë tek spitalet, në vend që të përdorin shërbimet e ofruara nga kujdesi shëndetësor parësor që janë më të lira, dhe të cilat financohen ose nga sigurimet shëndetësore ose nga pikat e arkëtimit të pagesave nga përfituesit e shërbimeve.
Rreziku
Rrjedhimisht, mungesa e mbulimit nga sistemi i sigurimeve shëndetësore po çon në probleme serioze me akordimin jo siç duhet të fondeve në sistemin shëndetësor. Së fundi, nga totali i shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, 93 % vjen nga buxheti i shtetit. Dy të tretat nga këto janë shpenzime të Ministrisë së Shëndetësisë, që teorikisht u ofrohen të gjithë shqiptarëve, ndonëse në praktikë ka pengesa gjeografike dhe të ndonjë natyre tjetër. Megjithatë, një e katërta e këtyre shpenzimeve publike janë shpenzime nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Këto shpenzime janë të kufizuar vetëm për individët e mbuluar nga sigurimet shëndetësore, që përfaqësojnë afërisht 40 % të popullsisë. Por të ardhurat për financimin e pjesës më të madhe të këtij shpenzimi vijnë nga buxheti.
Buxheti
Buxheti është i detyruar të kontribuojë për të punësuarit në sektorin publk, fëmijët nën një vjeç, gratë shtatzëna, veteranët e luftës, të paaftët, të papunët dhe përfituesit e asistencës sociale, të sëmurët me kancer, ushtarët dhe pensionistët. Fondet buxhetore, që mblidhen nga një bazë e gjerë e popullsisë, rrjedhimisht përdoren për të mbështetur shpenzimet për një segment të kufizuar të saj.
Paketa
Sipas raportit të Bankës Botërore theksohet se në sektorin e shëndetësisë ekuivalenti do të ishte që qeveria të ofronte një paketë gjithëpërfshirëse bazë shëndetësore dhe jo thjesht kudjesin spitalor dhe t u lejonte individëve të blinin shërbime shtesë nëpërmjet tarifave të shërbimit ose nëpërmjet blerjes së shërbimeve shëndetësore shtesë. Një opcion i dytë që parashtrohet edhe në Dokumentin e Sektroit të Shëndetësisë është futja e një pakete përfitimesh me dy nivele, ku të ketë një paketë bazë të finanacuar nga të ardhurat e përgjithshme për të gjithë individët dhe nga ana tjetër të mbahet një paketë e zgjeruar për përfitimiet për individët që i bëjnë vetë kontributet e sigurimeve shëndetëore.
Rekomandimi
Ky rekomandim është paralel me opcionin për pensionet, ku individët që kontribuojnë mund të sigurojnë si uljen e varfërsië dhe zbutjen e konsumit përmes sistemit publik të pensioneve, ndërsa ata që nuk kontribuojnë marrin një pension bazë që garantohet përmes të ardhurave të përgjithsme.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008