E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia zbaton këshillat e evropianëve, nis privatizimin e aseteve shtetërore

16-04-2011 / Gazeta 55

Borxhi i jashtëzakonshëm i Greqisë, ka detyruar qeverinë e këtij vendi të nis procesin e privatizimit të aseteve shtetërore. Edhe pse ky ka qenë një nga sugjerimet e hershme të Gjermanisë dhe Francës, të cilat edhe paguan pjesën dërrmuese të Fondit Evropian për shpëtimin e Greqisë, më në fund qeveria “Papandreu”, sheh si rrugë të vetme shpëtimi për të mbushur hendekun financiar, privatizimin. Kësisoj, qeveria greke ka programuar shitjen masive të aksioneve të kompanisë publike të energjisë. Privatizimet e aseteve shtetërore konsiderohen si një instrument në realizimin e pagesave të borxhit publik si dhe garantimin e tregjeve të kapitalit, se Greqia nuk do të futet në proces ristrukturimi të borxhit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›