E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta, prezanton kandidatin Luan Topçiu në Pogradec, akuza për shpërdorim fondesh kryetarit aktual, Artan Shkëmbi

16-04-2011 / Gazeta 55

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Pogradecit Luan Topçiu. Në fjalën e tij kreu i LSI-së Meta ka theksuar se Luan Topçiu është kandidati i denjë për Pogradecin i cili parti të vetme ka qytetin.  “Në këto zgjedhje është e vështirë që të gjesh një figurë si Luan Topçiu që partinë e vetme ka Pogradecin prandaj edhe sollogani i tij “gjithçka për Pogradecin” tregon pasionin e tij për të dhënë kontributin në zhvillim të qytetit”- theksoi Meta. Meta gjithashtu është shprehur i sigurtë se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” do të marrë mbështetjen e qytetarëve të Pogradecit në zgjedhjet e 8 majit. “Ju jemi dëshmitarë që fondet e bashkisë janë shpërdoruar duke qepur dhe shqepur rrugët e këtij qyteti. Pogradeci ka nevojë për një vision të ri, dhe unë jam i bindur që intelektualët e qytetit që janë të shumtë, të cilët kanë qënë të mënjanuar dhe të papërfillur nga kryetari aktual do të jenë bashkëpunëtorët më të mirë të Luan Topçiut”- theksoi Meta.  Gjithashtu Meta shtoi se Luan Topçiu nuk e kërkon bashkinë e Pogradecit për ta përdorur për qëllime politike ndërsa theksoi se tashmë një erë e re do të fryjë këtë qytet dhe do të ripërtërijë të gjitha traditat e nëpërkëmbura të qytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›