E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Bashkia e Tiranës eleminon nga politikat e saj rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet

16-04-2011 / Gazeta 55

Ashtu si shumë lagje të tjera të kryeqytetitm, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit, përgjate një dekade, edhe rruga “Irfan Tomini”, gëzon të njëjtin status “braktisje” nga pushteti lokal. Mungojnë këndet sportive, fëmijët luajnë mes baltës dhe pluhurit, pasi ky është i vetmi kënd argëtimi që Bashkia e Tiranës, krijoi pas fillimit të punimeve që nuk përfundoi kurrë. Ankesat për përmirësimin e jetesës së qindra familjeve në rrugën “Irfan Tomini”, një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, ranë në vesh të shurdhët. Mungojnë hapësirat sportive, mungojnë trotuaret, mungon gjelbërimi, mungojnë kanalizimet mungojnë shumë gjëra, qe për banoret e “Irfan Tominit” do ta bënin jetesën më të pranueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›