LSI, Prifti, takim me elektoratin në qytetin e Fierit
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim të rrethit të Fierit, Dritan Frifti, ka organizuar një sërë takimesh me elektoratin e kësaj zone, duke pohuar se përmes votës së tyre ata do të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha që kjo forcë politike ka të prezantuara në programin e saj qeverisës. Epërsia e kësaj force nuk qëndron vetëm në programin e saj, por edhe tek kandidatët që ajo ka përzgjedhur për të qenë pjesë e garës konkurruese u shpreh Prifti. Prifti ka shtuar se në përzgjedhjen e kandidaturave nga forca e LSI është bërë kujdes që ata të jenë sa më të përgatitur nga ana profesionale. Të jenë njerëz që dinë ta mbajnë fjalën e dhe të kenë kurajën që edhe në vijimësi të jenë pjesë e këtij komunitetit. Pa mbetur në kuadrin e të gëzuarit të kolltukut që iu jep emri deputet.