E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, i kundërpërgjigjet akuzave të Ramës: Aleanca jonë vetëm me PS

Në kuadër të akuzave të Ramës ndaj LSI, se kjo e fundit do të bashkëpunojë me Berishën, Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaron se si aleatë të saj, natyrshëm që ka socialistët dhe progresistët. Ndërsa, për sa i përket situatës së zgjedhjeve në vend, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se zgjedhjet ndodhen në një moment delikat, duke kujtuar faktin se Kodi Zgjedhor dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktojnë qartë se procesi i numërimit të votave duhet të kryhet në vendet e numërimit të përcaktuara dhe ku instalohet sistemi i kamerave që evidenton çdo votë të numëruar. Sipas Vasilit, kërkesat e ligjit, thonë qartë se kjo duhet të bëhej 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Për LSI, është shumë preokupuese gjendja e vendeve të numërimit, sepse procesi i instalimit të sistemit të kamerave është shumë i ngadaltë, jashtë të gjithë afateve ligjore, duke rrezikuar seriozisht standardin e zgjedhjeve dhe posaçërisht procesin shumë të rëndësishëm të numërimit transparent të votave. LSI kërkon prerë nga KQZ që ajo të marrë situatën në dorë, të aplikojë vendime e qëndrime emergjente për zgjidhjen e procesit të instalimit të kamerave, si dhe të informojë qartë partitë dhe publikun e gjerë mbi ecurinë e procesit, sepse kjo ka të bëjë me standardet e zgjedhjeve dhe vërtetësinë e tyre, theksoi Vasili. Gjithashtu, Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson shumë shqetësuese deklaratat e Ministrit të Brendshëm për rreth 500 000 karta identiteti të pa tërhequra ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›