PROGRAMI I RI SHKOLLOR DHE PROFILI I NJË GJIMNAZI
Autori i Lajmit: M.A YLLKA ILIAZI
Përgatitja e qytetarëve të shoqërisë demokratike, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, të aftë për të zgjidhur probleme, që nga ato në mjedisin më të ngushtë, në atë në nivel lokal, kombëtar e deri global, janë në vëmendje të procesit të sotëm të edukimit jo vetëm shqiptar, por mbarëbotëror. Në vitin e ardhshëm shkollor nis një gjimnaz i reformuar thellë. Të gjitha ndryshimet kanë për qëllim që gjimnazi të jetë më tërheqës për nxënësit dhe t i përgatisë më mirë ata për në shkollat e larta ose për tregun e punës. Programi i ri ose (kurrikula e re) ka të përcaktuara qartë synimet afatshkurtra e afatgjata disaplanëshe gjë që e bën më fleksibël, më të afërt me jetën këtë lloj arsimi bazë në formimin shkencor e shoqëror të të rinjve. Realisht, a i përgjigjen dot gjimnazet tona këtij programi, qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe me potencialin e duhur që kërkon mësimdhënia bashkëkohore?
Objekt të shkrimit të sotëm po bëj një nga gjimnazet e Tiranës, për të cilin nuk mund të thuhet se përfaqëson traditën e arsimit shqiptar,( si disa gjimnaze me histori në kufijtë e një shekulli) por përfaqëson një lloj tradite tjetër, atë të një epoke të re që ka lënë gjurmë në këtë dhjetëvjetëshin e fundit si për transformimet fizike ashtu edhe për reformat. Është fjala për gjimnazin “Besnik Sykja”...
Dëshmi e rritjes në vite është numri i nxënësve të tij: në vitin e parë të hapjes kishte vetëm 209 nxënës, në vitin shkollor 1999-2000 kishte 655, në vitin 2007-2008, 1296 nxënës, në sistemin 3-vjeçar, këtë vit shkollor, 983 nxënës, numër ky që e radhit ndër gjimnazet më të mëdha të Tiranës. Kjo rritje progresive numerike është shoqëruar edhe me zgjerimin e hapësirave, rikonstruksionin e tyre, shtimin e kabineteve dhe mjediseve sportive etj.
Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse.
Sot nga shkolla nuk kërkohet më riprodhimi apo zotërimi i informacionit, por ajo ka për mision të përgatisë gjeneratat dhe breznitë e reja me shprehitë për ta kërkuar informacionin, për të operuar me të në kushtet e mosnjohjes së tij, për ta analizuar atë në mënyrë kritike dhe për të aftësuar nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin probleme. Shkolla sot synon zhvillimin e të menduarit kritik, i cili përfshin thithjen e ideve dhe shqyrtimin e ndikimit të tyre. Ndryshimi i rolit të mësuesit ka ardhur si rezultat i zhvillimit me ritme të shpejta të shoqërisë, “i shpërthimit të informacionit”.
Një gjë është tepër e qartë: arsimimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nuk mund t i lihet rastësisë. Mësuesi e bën më të lehtë përgatitjen shoqërore, vetjake dhe intelektuale të atyre anëtarëve të shoqërisë të cilët ndjekin shkollën.
Nxitja e interesit për çështje të caktuara tek adoleshentët nuk është gjë e lehtë, por mësuesi di ta realizojë atë duke krijuar e ruajtur një klimë që çon në nxënie të efektshme.
Sot është jetike nevoja që shkolla të garantojë të nxënë të thellë e jetëgjatë, të nxënët që fëmijët mund ta përdorin në mënyrë të efektshme; të nxënët që i bën ata jo vetëm nxënës më të mirë, por edhe anëtarë më të denjë e më të frytshëm për shoqërinë. Në fund të fundit, e rëndësishme në përcaktimin e mësimdhënies së mirë janë rezultatet e nxënësve. Kurrikula e re është oguri i mirë i këtij brezi fatlum, të cilit i sigurohet mundësi ballafaqimi e konkurrimi kulturor e arsimor drejt më të ëndërruarit destinacion të kombit tonë: Bashkimin Evropian.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009