Bregu: “Fitorja i tregoi Ramës se nuk funksionoi mashtrimi”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike ka deklaruar dje pasdite, pas shpalljes fituese në fshatin Gërdec të Vorës, se kjo fitore i tregoi Ramës se nuk funksionoi mashtrimi dhe tallja me vdekjen. Zëdhënësja e PD-së dhe ministrja Majlinda Bregu, nëpërmjet një daljeje publike deklaroi se “meqë një nga temat e cila mendohej se do të ishte një nga hallkat kryesore të PS për të fituar, u kthye në misionin e pamundur të fushatës sikurse ishte çështja e Gërdecit, më lejoni të falënderoj dhe t u shpreh të gjithë votuesve të kësaj zone, të gjithë atyre zgjedhësve dhe votuesve të qendrës nr. 1560 në Gërdec që kanë votuar 120 vota PD-së dhe 76 vota PS-së. Nuk është ky vetëm një rast për të përmendur dhe për të theksuar se çfarë ka ndodhur në një qendër votimi, por besoj për simbolikën të cilën, forca opozitare u përpoq ta përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe sigurisht për atë frymë të cilën u përpoqën të transmetonin tek njerëzit, tek zgjedhësit, tek qytetarët shqiptarë, që nga momenti i tragjedisë së Gërdecit. Tani para gjysmë ore, kanë marrë konfirmimin se politika e tyre e nihilizmit dhe politika e mashtrimit dhe e talljes me vdekjen, nuk ka funksionuar as në Gërdec”, tha zëdhënësja e PD-së.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009