E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD dhe PS përplasje kokë më kokë, LSI vendos qeverinë

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Instituti ECA ka bërë publike dje rezultatet paraprake, për gati 60 % të votave të numëruara në rang vendi ku koalicioni i djathtë i mazhorancës aktuale, Aleanca e Ndryshimit, ka 69 mandate, përkundrejt Bashkimit për Ndryshim, me në krye Partinë Socialiste që ka 68 mandate deputetësh. Ndërsa, Aleanca Socialiste për Integrim që kryesohet nga LSI e Ilir Metës, rezulton me tre mandate deputetësh. Në përqindje, Aleanca e Ndryshimit ka 46.27 për qind dhe Bashkimi për Ndryshim, 46.01 për qind. Kurse Aleanca Socialiste për Integrim numëron sërish 5.53 për qind dhe Poli i Lirisë, 1.73 për qind.
Rang partish
PD ka 67 mandate deri tani, në rezultatet e orës 00.00 duke mos pasur ndryshime. Po aq, pra 67 mandate deputetësh ka edhe PS, një barazim total mandatesh për sa i përket garës mes dy partive më të mëdha në vend. Bazuar në këto shifra të publikuara deri në orën 00.00, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar tre deputetë. Një deputet rezulton të ketë marrë PR, dhe nga një deputet kanë marrë nga numërimi i deritanishëm, PDI e çamëve dhe PBDNJ e Dules. Në përqindje, PD ka 39.73 për qind dhe PS, 41.04 për qind. Pas tyre renditet LSI me 4.84 për qind, PR me 2.28 për qind, PSD me 2.0 për qind dhe PBDNJ me 1.3 për qind, G99 0.88 për qind, PDK-ja 0.78 për qind, PDI 0.75 për qind, PLL 0.74 për qind, LZHK 0.7 për qind, PAA 0.7 për qind, PDS 0.68 për qind, PLDR e Ngjelës 0.41 për qind, PSV91 0.39 për qind, PBK 0.36 për qind, LDK 0.33 për qind, PAD 0.3 për qind, PBLD 0.26 për qind, PBKD 0.21 për qind. LDLNJ 0.2 për qind, PDRESH 0.18 për qind, dhe PDM e RE 0.18 për qind.

Rezultatet sipas ECA
PD 67 deputetë
PS 67 deputetë
LSI 3 deputetë
PBDNJ 1 deputet
PDI 1 deputet
PR 1 deputet

Lista Paraprake
Qarku Vlore
PS
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi

Qarku Fier
PS
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Arben Caci
Fatos Tushe
Armando Subashi
Bashkim Fino
Ervin Koçi
Arben Cuko
Piro Lutaj

Qarku Berat
PS
Erion Braçe
Fidel Ylli
Ermonela Velaj
Marko Bello
Eduard Bejko

Qarku Dibër
PS
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi

Qarku Lezhë
PS
Gjok jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga

Qarku Shkodër
PS
Ilir Beqia
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci

Qarku Kukës
PS
Asllan Dogjani

Qarku Korçë
PS
Ben Blushi
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Alfred Dalipi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka

Qarku Gjirokastër
PS
Arta Dade
Vangjel Tavo
Ethem Ruka

Qarku Elbasan
PS
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shengushe Ligori
Taulant Balla
Damir Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa

Qarku Durrës
PS
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Hazir Gashi
Gazmir Bizhga
Klodiana Spahiu

Qarku Tiranë
PS
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Sajmir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Andis Harasani
Ditmir Bushati
Englantina Gjermeni
Namik Dokle
Enkelejda Shkreli
Eduard Shalsi
Xhemal Qefalia
Dashamir Peza
Ilir Gjoni
Artan Gaçi
Auron Tare

Tirane
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florian Mima
Ilir Rusmali
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Shkoder
Josefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Pauline Sterkaj
Ndue Paluka
Kukes
Flamur Ndoa
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
Lezhe
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rrajmod Hoxha
Diber
Jemin Ngjana
Sheferedin Shehu
Bedri Hoxha
Selamin Xhepa
Durres
Ferdinand Xhaferi
Albana Vokshi
Gazmend Okeda
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduard Halimi
Igli Cara

Elbasan
Lulezim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Rrahim Ota
Dashnor Sula
Luciano Boci
Sybi Hida
Korçë
Ridvan Bode
Gjergji Papa
Lediana Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadili
Ismail Hoxha
Berat
Genc Pollo
Mehmet Xheka
Fier
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkeled Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
Gjirokaster
Genc Ruli
Spiro Ksera
Vlore
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi

LSI
Dritan Prifti
Nasip Naço
Lefter Koka

PR
Fatmir Mediu

PDI
Tahir Muhedini

PBDNJ
Vangjel Dule
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›