E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Propozimi ynë për universitetin që në 2005

 

"Që në vitin 2005 i kemi propozuar e kërkuar, madje edhe me anë të një letre të hapur, ngritjen e Universitetit të Mjekësisë. Ky institucion i ri arsimor ka qenë dhe mbetet domosdoshmëri. Por nëpërkëmbja e kësaj kërkese do të thotë se kemi të bëjmë me një vendim elektoral ", kështu e komentoi Petrit Vasili deklaratën e djeshme të kryeministrit ,për ngritjen e Universitetit të Mjekësisë. "Ngrehina e dijes mjekësore në Shqipëri, ashtu sikundër është një ngrehinë solide dhe ku ndërthurja e vlerave tradicionale, klasike më mirë të themi, dhe atyre bashkëkohore ka krijuar një sinergji të provuar nga rezultatet e shumta në praktikë dhe nga dëshmitë qindramijëshe të njerëzve përfitues. Vetë liberalizimi i universiteteve dhe interesi i lartë dhe i pandryshuar për të studiuar mjekësinë, kërkojnë një dimension të ri, atë që thellësisht i ka munguar deri më tash Fakultetit të Mjekësisë, atë të Universitetit Mjekësor", thuhet në letrën e hapur që nënsekretari i LSI i ka dërguar kryeministrit Berisha, 4 vjet më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›