Rama: “Çdo lagje dhe shkollë, kënde sportive”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, inspektoi ecurinë e punimeve në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”, me vlerë 6 972 000 lekë, këtë fillim jave dhe e cilësoi ndërhyrjen në përmirësimin e mjediseve sportive një nga iniciativat e rëndësishme dhe të suksesshme të Bashkisë së Tiranës. “Janë rreth 9000 metra katrorë sipërfaqe e re palestrash, rreth 12 mijë metra katrorë terrene sportive të hapura nëpër shkolla dhe afro 10 mijë metra katrorë terrene të tjera sportive nëpër lagje, që janë vetëm hapi i parë i një revolucionarizimi të infrastrukturës sportive në të gjithë kryeqytetin”,- tha Rama. Sipas tij, kjo do të bëjë nga njëra anë që ne të kemi çdo shkollë në kryeqytet me kushtet për aktivitetet sportive dhe nga ana tjetër që çdo lagje të ketë minikëndin dhe këndet e saj sportive. Kjo, sipas tij, është një politikë që synon çdo vit të rrisë potencialin e kryeqytetit, jo vetëm në përmasën e tij mjedisore, por edhe në përmasën e tij sportive”. Shkolla është rikonstruktuar totalisht në vitin 2000.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008