E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Protesta opozitare më 15 Mars, hipokrizi e koalicionit të lakuriqëve

Pas mbledhjes së koalicionit opozitar për zhvillimin e protestës në 15 Mars nën moton Mos Harro për të kujtuar të rënët e Gërdecit reagoi nënkryetari i LSI, Dritan Prifti, duke e konsideruar si një protestë hipokrite të koalicionit të lakuriqëve.Prifti u shpreh se jam informuar që koalicioni i lakuriqëve, koalicioni i partive të dushkut, koalicioni i të punësuarve në Bashkinë e Tiranës, siç është familja Gjinushi, djali dhe gruaja e tij, koalicioni falë të cilit Berisha është akoma sot në pushtet pas tragjedisë së Gërdecit, do të bëjë një protestë hipokrite për të mos harruar Gërdecin. Unë do ti kujtoj shqiptarëve atë që është e vërteta. Sipas tij, ishte Edi Rama ai që i rrahu shpatullat Sali Berishës ditën e tragjedisë së Gërdecit. Ishte Edi Rama ai që nuk lejonte partinë e tij të kërkonte dorëheqjen e Sali Berishës për Gërdecin. Ishte Edi Rama dhe PS ata që nuk i dhanë firmat për Komisionin Hetimor parlamentar për Gërdecin. Ky koalicion hipokritësh, sipas Priftit do të dalë në një protestë për të treguar hipokrizinë e vet dhe asnjë gjë më shumë. Protesta që do të mbajë LSI dhe të gjithë aleatët e saj të majtë, socialistë dhe progresistë, nuk ka moton Mos harroni, por ka moton që ka pasur që në ditën e parë pas tragjedisë së Gërdecit, Berisha ik. Njerëzit kanë për të qeshur me protestën lakuriqe të Edi Ramës dhe ne ftojmë të gjithë shqiptarët, ata që duan të largohet Sali Berisha nga pushteti një sekondë e më parë, të bashkohen me protestën tonë Berisha Ik. Ne mund ti garantojmë një gjë shqiptarëve që, pavarësisht se Prokuroria sot po ecën me hapin e breshkës për të zbardhur tragjedinë e Gërdecit, me marrjen e pushtetit prej nesh ne do të ndikojmë që Berisha dhe të gjithë ata që ndikuan në vrasjen masive të 15 Marsit në Gërdec të shkojnë atje ku e kanë vendin, në bankën e drejtësisë. Ky është premtimi ynë për shqiptarët, u shpreh Prifti

Last Updated on Tuesday, 10 March 2009 13:14

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›