E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi: Rama nuk mund të çojë moral tek nënat, nëpërmjet fotove nudo

Deputeti i Partisë Demokrate, Aurel Bylykbashi gjatë fjalës së tij në parlament ka falënderuar dje kryeministrin e vendit për përzgjedhjen e ministrit të ri të Kulturës, Ardian Turku. Emërimin e tij në kabinetin qeveritar, deputeti Bylykbashi e ka cilësuar vlerësim për Elbasanin. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, deputeti përmendi edhe ngjarjet politike të kohëve të fundit, ku u ndal në deklaratën e nënkryetarit të bashkisë, Tiranë Eduart Shalsi, për deklaratën e zëdhënësit të PD, Gerti Bogdani. Pas dhunës presioneve e kërcënimeve, mediave e gazetarëve, Rama pati guximin të kërcënojë edhe një funksionar të forcës politike përballë tij, theksoi ai duke veçuar se mediat janë kthyer në vegël kërcënuese, aq sa mendohet se po rrezikojmë të kthehemi në një diktaturë mediatike. Media kërkon të kap pushtetin siç tentoi edhe në Pogradec, Rama kërcënoi të mos mësohet e vërteta se kush është lideri i pozitës, media që nxjerr Ramën e dhembshur, e vërteta është krejt ndryshe, perversitetet e jetës së tij njihen nga të gjithë ata që e kanë shoqëruar, theksoi Bylykbashi. Sipas tij, kreu i opozitës Rama nuk përfaqëson dot vlerat e mira të shoqërisë shqiptare, pasi sipas tij ai i ka shkelur këto vlera, dhe nuk mund të çojë moral tek nënat shqiptare nëpërmjet fotove të tij nudo. Bogdani tha vetëm majën e atyre që duhet thënë. Nuk mund ti fshehim të vërtetën qytetarëve, duhet të bëjmë skanerin e çdo politikani që kërkon të marrë përsipër drejtimin e vendit, theksoi ai duke shtuar se për rastin Pango është kërkuar që kjo çështje të shkojë deri në fund e aktorët të mbajnë përgjegjësi deri në një. Përse Ramën e nuk e fusni brenda këtij standardi, si keni arritur dhe i keni kërkuar familjarëve tuaj votat për këtë njeri, çfarë i keni thënë nënave, motrave, ka theksuar Bylykbashi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, që sipas tij nuk duhet të bëhen vegla qorre e liderit Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›