Meta-Koçi, në sfidë kundër Edi Ramës

LSI-PSV 91 në koalicion, e majta e bashkuar pretendon pushtetin më 28 Qershor
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste e Vërtetë 91 kanë lidhur dje marrëveshjen për pjesëmarrjen në koalicion zgjedhor të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Sipas kësaj marrëveshjeje, synohet të realizohet një konkurrim në një koalicion të përbashkët zgjedhor, me lista të veçanta për secilin subjekt politik, të kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, koalicioni do të ketë një program të përbashkët zgjedhor dhe qeverisës, i cili do të integrojë prioritetet politike të të dy partive. Dhe së fundi, kjo marrëveshje ka vlerë edhe për angazhimin pas zgjedhor të dy forcave politike në bashkëqeverisjen e ardhshme. Gjatë fjalës së tij, lideri i LSI, Ilir Meta ndër të tjera u shpreh se firmosja është një garanci shumë e rëndësishme për fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e ardhshme, për triumfin e zgjedhjeve progresiste dhe për garantimin e një qeverisjeje të majtë dhe progresiste pas 28 Qershorit. "Qeverisja jonë do të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe do të ketë në themelet e veta politika ekonomike dhe sidomos sociale, të cilat do të integrojnë shqiptarët në jetën sociale e ekonomike dhe jo ti përjashtojnë ata", vlerësoi Meta, sipas të cilit, kjo marrëveshje është një garanci shumë e rëndësishme për fitoren më 28 Qershor, sepse sipas tij, jo vetëm kasta e Sali Berishës do të marrë fund me votën e shqiptarëve, por nuk do të ketë as rotacion kaste. "Qeverisja do ti kthehet njerëzve, do ti kthehet qytetarëve dhe do ti shërbejë atyre për ti dhënë zgjidhje problemeve më të rëndësishme dhe më jetike, në luftën kundër varfërisë", konsideroi Meta. Ndërsa, kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë '91, Petro Koçi u shpreh se duke përfaqësuar Partinë Socialiste të Vërtetë 91, në përputhje me statutin e partisë, me vendimet dhe përcaktimet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi elektoral me socialistët e LSI, në emër të fitores të së majtës në zgjedhjet e 28 Qershorit të këtij viti. Ai theksoi se kjo është një marrëveshje e cila, garanton qeverisjen e të majtëve pas zgjedhjeve të këtij viti. Sipas Koçit, sigurisht që kjo marrëveshje ka parasysh, mbi të gjitha, interesat politike të vendit për të hequr nga pushteti një koalicion të djathtë të korruptuar përfundimisht dhe për të vendosur një qeverisje të mirë, një qeverisje të kontrollueshme nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë në katër vitet e ardhshme qeverisëse.Ne nga kjo tribunë bashkëpunimi u bëjmë thirrje të gjithë të majtëve, të gjithë socialistëve të vërtetë kudo që të jenë, që në 28 Qershor tu drejtohen pa ngurrim kutive të votimit, për të fituar zgjedhjet, sepse zgjedhjet do ti fitojë ai bllok politik i cili, tërheq në procesin e votimit më shumë mbështetës se sa blloku tjetër, u shpreh Koçi. Ai më pas denoncoi 21 Prillin, që sipas tij është data e oligarkisë që i dha imunitet qeverisjes së keqe të këtij vendi, qeverisjes së sotme por, edhe të atyre që guxojnë të fotokopjojnë të njëjtin model për vitet e ardhshme. Njëkohësisht dua të denoncoj sondazhet e fabrikuara nga oligarkia në pushtet, nga oligarkia konsensuale e cila, ndoshta qysh nesër por, edhe me vonë, do të kërkojë të influencojë dhe tmerrojë opinionin publik me sondazhe të falsifikuara, tha Koçi, duke përfunduar se ky koalicion bashkëpunimi që u nënshkrua me LSI është garancia që në vitet e ardhshme koalicionit të së keqes të mos i jepet asnjë shans, e gjitha kjo vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme të qytetarëve.