Bumçi: Rama është antiteza e moralit
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dje në fjalën e tij nuk ka kursyer akuzat kundrejt liderit të opozitës, Edi Rama. Ai akuzoi Ramën duke u shprehur se politikani është njeri që përfaqëson qytetarët, ndërkohë që kryetari Rama do të duket duke i shërbyer grave për 8 Mars, ndërkohë që Edi Rama po shkatërronte jetën e bashkëshortes me akuza më të forta në lidhje me djalin.
Bumçi shtoi se morali nuk është çështje abstrakte teorike, qytetari Edi Rama nuk mund të jetë i ndarë nga kryetari Edi Rama, sepse nuk ka dy Edi Rama, por vetëm një dhe ato vlera që ai pasqyron në jetën e tij private, ato janë vlerat që ai mbart si person publik. Ndërsa, politikani Edi Rama flet për ditë për familjen shqiptare, bën vizita në to, u shpreh Bumçi, qytetari Edi Rama shkatërron familjen e tij, nëse si qytetar ai është antitezë e moralit. Si politikanë, si mund të jetë përfaqësues i vlerave të larta të shoqërisë. Ky është fenomeni Rama, është edhe ilustruesi i mungesës së reagimit të PS, që ka zgjidhur si kryetar tregues i bashkëjetesës me imoralitetin, u shpreh ai. Bumçi duke iu drejtuar deputetëve opozitarë u shtroi pyetjet se A e përcakton moralin zhurma që bëhet në media? A është dhuna propagandës në moral? Jo nuk është. Bumçi theksoi se morali është e vetmja vlerë e patjetërsueshme që ekziston brenda nesh. Sado të kujdesshëm të jemi ne në deklarimin tonë, PS është antiteza e moralit. Morali privat i një politikani, vijoi ai është i rëndësishëm për të gjykuar atë si person publik sepse nuk mund të ketë ndarje midis kryetarit Edi Rama dhe qytetarit Edi Rama. Ka vetëm një Edi Rama dhe ai është stili i tij i jetesës. Ai kërkon që qytetarët të jenë pa identitet politik, kërkon të jenë përtej të majtës dhe të djathës. Kjo është vetëm gjysma e vizionit të tij, sepse duket që i dëshiron ata edhe pa moral, që të mos gjykojnë atë. Të zhveshur nga kodi moral i kësaj qeverie, përtej moralit. Qytetari Edi Rama nuk mund të jetë përfaqësuesi i moralit të familjes së çdo shqiptari, u shpreh Bumçi.