Hoxha: Kreu i PS, Rama kërkon të blejë kujtesën shqiptarëve për shpifjet e tij
Deputeti i PD, Fatos Hoxha, ka shfryrë dje në parlament kundër kreut socialist Edi Rama, sipas të cilit ky i fundit nuk ka të drejtë të merret me çështjen Pango, për shkak se nuk ka një të kaluar më të pastër se ai. Sipas, Hoxhës, Rama vetë është një shpifës.
Shpifje deri aty, i cili arriti deri atje sa është rast unik në historinë e Shtëpisë së Bardhë që të përgënjeshtronte shpifjen e sajuar nga kryetari juaj dhe mediat që i shërbejnë atij, gjoja për vjedhjen e orës së presidentit Bush gjatë vizitës së tij në Fushë-Krujë. Ky njeri nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve për të kaluarën dhe të tashmen e tij. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve për deklaratat në gjyq, brenda ish- bashkëshortes, një yll i kinemasë shqiptare, që gjoja fëmijën, Grigorin që e pamë në një fushatë për kryetar bashkie, nuk e kishte të tij por të Kristaqit, të babait të tij. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve, as për orgjitë kolektive që bënte së bashku me disa politikanë të shquar, dhe analistë që mbushin çdo ditë ekranet e TV të blera prej tij. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për fotot nudo në një plazh publik, është shprehur Hoxha, sipas të cilit gjatë kryerjes së funksionit si kryetar partie, jo më parë dhe femra me të cilën pozon nudo, po mundohet tia paraqesë mediat e tij si pjesë të politikës së re, si pjesë të ndryshimit. Nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për lidhjet e tij dhe erionëve të politikës së re me ujkun e murrmë të Ballkanit kapon e shpërndarjes së drogës në Ballkan, nuk mund të blejë kujtesën e shqiptarëve as për lidhjet e tij me bandat e Lushnjës dhe hakmarrjes për drejtësi.