E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Procesi i letërnjoftimeve, deri tani kanë aplikuar rreth 80%

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi dje në kuvend se  procesi i pajisjes së qytetarëve është proces që po ecën në mënyrë normale. Sipas tij, aktualisht në të gjithë territorin e vendit janë vendosur të gjitha kapacitet e nevojshme të aplikimit të letërnjoftimeve elektronike. Rreth 80% e qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, deri më sot kanë realizuar aplikimin e tyre në të gjithë zyrat e gjendjes civile 198 mijë e 535 shtetas, afro 200 mijë shtetas shqiptarë deri më datën 7 mars kanë aplikuar në zyrat e gjendjes civile, janë shpërndarë rreth 20 mijë e 700 letërnjoftimeve elektronike të prodhuara, në zyrat e aplikimit janë të gatshme për tu shpërndarë të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar deri në fund të muajit shkurt, të paraqiten në zyrat civile pasi këto  letërnjoftime janë të prodhuara. Nishani tha se nuk janë të pajisur me pasaporta, vetëm rreth 40% sipas shifrave që janë hedhur në sistem, e atyre që kanë aplikuar janë qytetarë që nuk disponojnë pasaportë, pjesa më e madhe kanë aplikuar përpara se qeveria të lëshonte vendimin e saj, për ata që nuk kanë pasaportë, tregon për një numër që është rritur pas vendimit të qeverisë para  qytetarëve që nuk disponojnë pasaporta. Ai u shpreh se shqetësimi për këta, deklaroj që është deklaratë false, dhe se lista e qytetarëve që nuk kanë pasaportë është listë zyrtare publike, transparente që MB nëpërmjet zyrtarizmit të saj me firmën e ministrit ua ka dërguar çdo komune e bashkie. Sot ka eksesin për të verifikuar se në këtë listë ai që nuk ka pasaportë është apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›