Braçe: Ministria e Brendshme rrit artificialisht numrin e njerëzve të pajisur me karta
Deputeti socialist, Erion Braçe dje në fjalën e tij në kuvend, e ka vënë theksin tek shpërndarja e procesit të letërnjoftimeve. Sipas Braçes, numri i qytetarëve që është publikuar prej 730 mijë personash për të gjithë territorin e vendit, të cilët nuk janë pajisurme karta, është më i madh sesa kaq.
Braçe u shpreh se kjo ndodh për shkak se nga terreni, lajmet dëshmojnë se problemet që po dështojnë procesin janë të lidhura dhe të qëllimshme, mes qeverisë dhe kompanisë së përzgjedhur prej saj mes 1001 problemesh. Ndër të tjera Braçe ka renditur një sërë problemesh të cilat janë hasur në zonën e tij , në Berat, duke bërë të ditur se procesi nuk ka nisur në 6 njësi, ndërkohë që punohet vetëm më një operator, gjë që ngadalëson ndjeshëm punën. Këto shifra, sipas tij janë veprim i qëllimshëm, i cili klasifikohet si krim minimalisht shpërdorim detyre nga personat që janë ngarkuar si përgjegjës, për të bërë identifikimin e personave pa pasaportë. Ai shtoi se krimi vazhdon kur prefektët e Drejtorisë nuk angazhohen për këta njerëz, dhe së dyti janë probleme të kompanisë në fjalë, mungesa e kapaciteteve të kompanisë. Braçe deklaroi se në Berat procesi ka nisur në dy bashki e tre komuna, dhe nuk ka nisur në 6 bashki të tjera. Sipas tij, kudo ku ka nisur procesi në Berat e Kuçovë punohet vetëm me një operatorë dhe vetëm dy në bashkinë e Beratit. Ai shtoi se fundjava nuk funksionin, për arsye se bëhet pushim. Tensioni i energjisë elektrike që në zonat rurale bie në disa volt, natyrisht ka ndërprerë procesin e punës gjatë gjithë javës që shkoi. Lidhja on-line përmes internetit ndërpritet kohë pas kohe. Kjo është e qëllimshme. Kuptoj kur presidenti thotë se imazhi flet gjithçka. E drejta kushtetuese për të votuar që po cenon qëllimisht rezultatin e zgjedhjeve, u shpreh Braçe.