E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca kundërshton propozimet e ish-pronarëve

Autori i Lajmit: Suela Topi
Një ndër kërkesat kryesore të ish-pronarëve ishte përcaktimi i afatit se kur do të lirohen trojet e zëna si dhe dëmshpërblimi me anë të qirasë së truallit për ato objekte që nuk prishen. Kjo, sipas ish-pronarëve, është e domosdoshme, sepse asnjëherë nuk ekziston garancia që këto subjekte do të lirojnë truallin ndonjëherë dhe zona t u nënshtrohet planeve të zhvillimit

Mazhoranca nuk pranon vërejtjet e ish-pronarëve për ligjin e legalizimeve. Pas diskutimeve për disa ditë me radhë Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar amendimet e bëra në ligjin “Për legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” vetëm me votat e mazhorancës. Një ndër kërkesat kryesore të ish-pronarëve ishte përcaktimi i afatit se kur do të lirohen trojet e zëna si dhe dëmshpërblimi me anë të qirasë së truallit për ato objekte që nuk prishen. Kjo, sipas ish-pronarëve, është e domosdoshme, sepse asnjëherë nuk ekziston garancia që këto subjekte do të lirojnë truallin ndonjëherë dhe zona t u nënshtrohet planeve të zhvillimit. Por këto propozime nuk u morën parasysh nga mazhoranca, e cila pranoi të përcaktojë vetëm afatin se deri kur do të bëhet legalizimi i ndërtimeve pa leje. Ndërkohë që kompetencat e pushtetit vendor kanë qenë shkaku i dështimit të negociatave mes mazhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesit e opozitës kanë këmbëngulur në qëndrimin e tyre që të mos preken këto kompetenca.
Debatet
“Ligji i kalon kompetencat Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave me Ndërtime Informale, me sa duket, kjo në funksion të arkëtimit, sepse ALUIZNI vetë si agjenci duhet të ketë këto kompetenca për ta bërë sa më shpejt këtë proces. Ne mendojmë se ky është një deformim i rëndësishëm i Kushtetutës dhe i ligjit për pushtetin vendor, sepse kompetenca të tilla si ajo e pronësisë të qeverisjes vendore, apo kompetenca që kanë të bëjnë me urbanizimin e këtyre zonave, nuk duhet t i kalojnë AUIZNI-t”, - pohoi dje kryetari socialist i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Ylli Bufi, pas kalimit në parim të amendamenteve të mazhorancës. Ai theksoi se kjo është arsyeja që opozita është kundër dhe do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në këtë seancë. Ai sqaroi më tej se mazhoranca nuk mori parasysh propozimet e ish-pronarëve me përjashtim të vendosjes së një afati të njohjes së ndërtimeve pa leje. Por deputeti demokrat Rexhep Uka e kundërshtoi këtë qëndrim të opozitës, duke pohuar se ishte politik dhe thjesht një alibi për të justifikuar faktin se ajo nuk ka bërë asgjë në 8 vjet. Lidhur me debatin për kompetencat e pushtetit vendor, Uka tha se kjo nuk ka munguar asnjëherë nga mazhoranca. “Kërkesa ka qenë për t i dhënë kompetenca pushtetit vendor, kjo nga ne nuk ka munguar asnjëherë, por duket të keni parasysh se është një ligj integral i plotë ku përcaktohet një agjenci, ku përcaktohet një bashkëpunim dhe bashkërendim që do të thotë se do të ketë disa ndarje detyrash dhe pushteti vendor është institucion i përhershëm, ALUIZNI është i përkohshëm, do të mbarojë këtë proces, nuk di se kur, dhe gjithçka përfundon te pushteti vendor”, - tha nënkryetari i Komisionit. Ai shtoi më tej se problemet duhen zgjidhur dhe nuk mund të zvarriten në vazhdimësi. Kundërshtimet kryesore të opozitës lidhen me nenin 3, 4, 6, 10, 11, 14, 16, 17, 23, 27 29, 32 37, 41 dhe 45, të cilat janë nene që lidhen kryesisht me përcaktimin e kompetencave të pushtetit vendor. Pjesa më e madhe e këtyre kompetencave është kundërshtuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili riktheu këtë ligj për rishqyrtim në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›