Topalli kërkon në Bruksel viza Shengen për shqiptarët
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli kërkon në Bruksel viza Shengen për shqiptarët ndërsa thekson se nuk duhet të aplikohen standarte të dyfishta për ta. Në fjalën që ajo mbajti në Konferencën “Prespektiva Europiane për EJL” Topalli foli mbi perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ne presim me optimizëm që në fund të muajit tetor të këtij viti të gjithë parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së ta kenë ratifikuar MSA-në. Shqipëria ka hapur negociatat për liberalizimin e plotë të vizave. Muri i Shengenit është një problem serioz për qytetarët shqiptarë, sërish të izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur të lirë. Ne jemi të ndërgjegjësuar për plotësimin e angazhimeve tona, por në këtë fushë nuk mendoj se është e drejtë përdorimi i standardeve të ndryshme për vende të ndryshme sa i takon regjimit të vizave. Unë shpresoj se BE-ja do të jetë më elastike me Shqipërinë në lidhje me këtë çështje”, - theksoi kryetarja Topalli. Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe nevoja e pranisë së BE-së në rajon me projekte të mëdha infrastrukturore, ishte një tjetër çështje e rëndësishme, në të cilën Kryetarja Topalli u ndal në fjalën e saj. Në konferencën e organizuar nën kujdesin e Presidencës sllovene, kreu i Parlamentit slloven, France Cukjati u shpreh se Shqipëria ka bërë një progres shumë të madh në reforma. Cukjati u shpreh gjithashtu optimist mbi Kosovën, duke e vlerësuar atë si një vend që po shikon nga e ardhmja. Edhe komisionieri për Zgjerimin Europian Olli Rehn, nga ana e tij, duke folur mbi strategjinë e Komisionit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, vlerësoi se Shqipëria ka treguar progres dhe vendosmëri. Gjitashtu, Ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, tha se Shqipëria ka sot marrëdhënie të forta me BE-në. Ajo është gati për pranim dhe se për këtë meriton një inkurajim të madh. Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel në kuadër të takimit të përbashkët parlamentar mbi Ballkanin Perëndimor, me temë " Arritja e perspektivës Europiane për Europën Juglindore". Ky takim dyditor drejtohet nga Presidenti i Parlamentit Europian Hans-Gert Poettering dhe Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, e cila mban kryesinë e radhës së BE-së, France Cukjati.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008