E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: bashkimi PD-PDR perfshin gjithe strukturat

TIRANE - Shkrirja e Partise Demokrate e Re me Partine Demokratike po shfaq edhe problemet e para. Pas deklaratave ne distance dhe gatishmerise se perfaqesuesve te larte te PD-se per te pranuar PDR-ne ne partine e tyre, formula e shkrirjes duket se do te hape probleme gjate diskutimit qe pritet te realizohen ne muajin shtator. Nenkryetari i Partise Demokrate te Re, Tritan Shehu ne nje prononcim per " Koha Jone" thekson se shkrirja e PDR-se me PD-ne duhet te vije natyrshem ne formen e nje bashkimi te plote qe do te perfshije te gjitha strukturat nga qendra deri ne baze. Por nga ana tjeter burime prane Partise Demokratike bejne te ditur se kalimi i kreut te PDR-se, Genc Pollo dhe nenkryetarit te kesaj partie, Tritan Shehu duhet te vije ne PD si dy individe dhe deputete dhe jo si drejtuesit e nje partie me pjesen tjeter politike te saj. Kesaj dileme pritet ti jape zgjidhje vete kryeministri Berisha, njekohesisht kreu i PD-se, i cili do te vendose edhe kushtet e bashkimit te PDR-se me vete PD-ne.

Perfaqesuesit e Partise Demokrate te Re shprehen te hapur nje lidhje me nje shkrirje te mundshme te partise se tyre me partine me te madhe te mazhorances aktuale ate Demokratike. Por sipas tyre, kjo shkrije duhet te shikohet ne fokusin e nje bashkimi dhe bashkengjitje te plote te te gjithave strukturave te PRD-se me ato te PD-se. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", nenkryetari i kesaj partie, Tritan Shehu thekson se shkrirja duhet te shtrihet nga qendra dhe deri ne baze. "Nese do te arrijme bashkimin e plote, atehere do te kete nje shkrirje te strukturave nga qendra ne baze, ne kuadrin e shkrirjes se dy partive. Modalitetet e ketij bashkimi, raportet e ketij bashkimi do te diskutohen ne te ardhmen. E rendesishme eshte se ne po shkojme me shpejtesi drejt nje bashkepunimi te ngushte", deklaroi numri dy i kesaj partie te koalicionit qeverises. Ne kete menyre perfaqesuesit ne parlament te PDR-se, Genc Pollo dhe Tritan Shehu hedhin poshte edhe nje kalim te PD-ja vetem si individe dhe si deputete. Duke pretenduar nje formule sa me te pranueshme qe do te sillte dhe bashkimin por dhe perfshirjen e tere piramides drejtuese te dy partive, nga qendra ne baze, me perfshirje ne strukturat dhe forumet drejtuese sipas nje raporti te percaktuar me pare, duke pare njeheresh dhe peshen reale te dy partive te cilat bashkohen ne nje te vetme.

PD

Ndonese perfaqesuesit e Partise Demokratike ne prononcimet e tyre publike shprehen te gatshem te mirepresin idene e shkrirjes se PDR-se me PD-ne, burime brenda selise blu bejne te ditur se ceshtja vjen dhe veshtiresohet ne lidhje me kushtin e vendosur nga PDR per shkrirje edhe te bazes se saj politike ne hierarkine politike te PD-se. Sinjalin e pare ne lidhje me kete mosaprovim e ka dhene edhe deputeti i PD-se, Besnik Mustafaji, njeheresh dhe sekretar per marredheniet nderkombetare ne kete parti, i cili ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se Genc Pollo dhe Tritan Shehu jane te lire te bashkohen me PD si anetare te saj, duke paguar ne menyre te rregullt edhe kuotizacionet per pjesemarrjen ne parti. Por nga ana tjeter ende nuk ka nje qendrim zyrtar nga ana e PD per modalitetet e kesaj shkrirjeje. Ne kete menyre, duket se perfaqesuesit e PDR-se nuk do te gjejne nje atmosfere shume mikpritese brenda vete PD-se.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›