E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Berisha te riformatoje te djathten

Republikanet kerkojne levizje te reja tek e djathta. Kryetari i kesaj partie, Fatmir Mediu kerkoi marrjen e masave konkrete nga kryeministri Sali Berisha per riformatimin e se djathtes. "Marredheniet elektorale qe ne kemi ndertuar kane qene marredhenie te diskutimit se si mund te fitojme zgjedhjet, jo marredhenie konkrete qe kane partite politike", u shpreh Mediu. Sipas tij, eshte e nevojshme qe te shihet jo vetem elementi i fitimit te sa me shume votave, por edhe se si funksionon nje koalicion ne menyre te perbashket ne menyre qe askush te mos mbetet jashte. Mediu theksoi se koha ideale e ketyre bisedimeve mes PD dhe aleateve te saj do te ishte muaji shtator. Ish Ministri i Mbrojtjes ve theksin tek nevoja e nje levizjeje te re tek e djathta. "Te gjithe kemi arritur nje mirekuptim qe te kapercejme spontanitetin dhe te krijojme nje levizje te re tek e djathta", theksoi Mediu. Kreu republikan ju rikthye idese se tij te hershme se nevojitet me shume bashkepunim mes partive te djathta. E ne menyre te vecante nje vit para zgjedhjeve, sipas tij eshte e nevojshme qe te shtohen e thellohen bisedimet mes partive politike te djathta dhe ne to te flitet konkretisht per hapat qe duhet te mbaje e djathta. Mediu kerkon qe ndryshe nga diskutimet, kete here te kthehet ne veprime konkrete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›