Trafiqet "shkrijne" policine e Gjirokastres

Gjirokaster- Trafiqet e klandestineve dhe droges "shkrijne" policine e Gjirokastres dhe sjellin rokade ne Policine e Shtetit. Arben Hysenaj nuk do te jete me ne krye te policise se Elbasanit, qarku ku kryqezoheshin rruget qe te conin ne Jug dhe Veri te vendit, por do te drejtoje uniformat blu te Gjirokastres, me prioritet luften kunder trafikut te droges dhe qenieve njerezore. Duke qene se qarku jugor njihet si me problematiku per kultivimin dhe shitjen e hashashit, kryepolici Ahmet Prenci ka vendosur te ndryshoje imazhin e Lazaratit. Hysenaj njihet si nje nga specialistet me te mire te luftes kunder droges, kjo edhe per faktin se per tre vjet me radhe drejtoi sektorin e Antidroges ne Tirane. Drejtori i komanduar, Ylli Metko, ka zbritur nje shkalle me poshte dhe eshte emeruar ne Elbasan. Ne vend te Hysenit eshte emeruar i komanduar Hamdi Fjora, ish shef i Forcave Speciale prane Drejtorise se Pergjithshme.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, emeroi dje ne detyren e drejtorit te policise Gjirokaster, Arben Hysenajn. Propozimi eshte firmosur edhe nga ministri i Brendshem Bujar Nishani. "Vendi i drejtorit ne Gjirokaster ishte vakant, pasi ish-drejtori Hysni Burgaj eshte emeruar me pare Zv/drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit", u be e ditur dje ne nje njoftim zyrtar. Mesohet se Ylli Metko, i komanduar me pare ne krye te policise Gjirokaster, ka shkuar nendrejtor ne qarkun e Elbasanit. Vendin e Metkos si zevendesdrejtor ne Gjirokaster e ka zene Halit Murati, i cili me pare kryente detyren e numrit dy te policise se Vlores.
Ndersa shefi i komisariatit te eshte emeruar kryekomisar Nazmi Shuli, i cili me pare kryente te njejten detyre ne Lac. Ai ka zene vendin e komisar Artan Osmanit, i cili eshte emeruar shef i komisariatit te Lacit. Zevendesimi i fundit ne post ka qene ai i shefit te qarkullimit rrugor, qe eshte emeruar komisar Blerim Laci, i cili eshte transferuar ne Permet me te njejten detyre. "Keto emerime jane kryer ne kuader te menaxhimit te strukturave te Policise se Shtetit, per t'i dhene nje impuls te ri punes se ketyre strukturave", u deklarua pas ketyre levizjeve te befasishme.
Ka qene kryepolici Prenci qe duket se ka kerkuar t'i jape nje impuls te ri situates ne qarkun problematik te Gjirokastres ne stinen e korrjeve te kanabisit. Ish-drejtori i policise se Elbasanit do te mbaje te njejtin post edhe ne kete prefekture. Me vete Hyseni ka marre edhe shefin e qarkullimit Blerim Laci.
Paradoksi
Lazarati, "molla e sherrit" ne polici
Lazarati eshte kthyer ne "nje molle sherri" per drejtuesit e policise. Prej vitesh fshati mban "peng" nje vend te tere dhe here pas here nuk kane munguar perplasjet me arme mes policise e banoreve. Ky duket se eshte bere shkaku qe Ministria e Brendshme te jape nje impuls te ri ne kete drejtim duke vene ne krye te policise Gjirokaster nje specialist te fushes se antidroges. Po nje tjeter problem ne qarkun jugor ka qene edhe trafiku i qenieve njerezore, pasi gjate tre muajve jane kapur mbi 100 persona qe tentonin te kalonin kufirin ilegalisht. Trafikantet tentojne te kalojne ne menyre te paligjshme kundrejt perfitimeve ne Kakavije dhe Tre Urat jo vetem emigrante, por edhe droge.
Kush eshte Hysenaj
Ndarja e gradave te reja i dha titullin Drejtues oficerit te karrieres prej vitesh. Arben Hysenaj ka drejtuar disa polici ne qarqe pergjate tre viteve te fundit, ndersa ka qene ne krye te antidroges se Tiranes ne periudhen 2000-2003. Por me pare ai ka drejtuar komisariatet nr. 3 dhe nr. 1 ne kryeqytet si Shef i Krimeve. Pergjate vitit 2006 emerohet drejtor ne policine e Shkodres dhe nje vit me vone ne te njejtin post ne Elbasan.
Ndryshimet
Shtate ndryshime ka firmosur kryepolici Ahmet Prenci mengjesin e djeshem, duke shkaktuar nje "termet" ne policine e Gjirokastres. Emerohet drejtori i ri dhe pothuajse ndryshojne te gjitha strukturat drejtuese ne komisariat.
Ikin
Arben Hysenaj, drejtor Elbasan
Blerim Laci, shef qarkullimi Elbasan
Ylli Metko, drejtor i komanduar, Gjirokaster
Halit Murati, nendrejtor Vlore
Nazmi Shuli, shef komisariati Lac
Artan Osmani, shef komisariati Gjirokaster
Vijne
Arben Hysenaj, drejtor Gjirokaster
Ylli Metko, nendrejtor Elbasan
Halit Murati, nendrejtor ne Gjirokaster
Hamdi Fjora, drejtor i komanduar Elbasan
Blerim Laci, shef qarkullimi Gjirokaster
Nazmi Shuli, shef komisariati Gjirokaster
Artan Osmani, shef komisariati Lac