E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama te dorehiqet, gaboi me Kushtetuten Rozeta Rapushi

Ne menyre kategorike, Partia Levizja Socialiste per Integrim i thote "JO" ndryshimeve kushtetuese te kerkuara se fundmi nga selia roze si te domosdoshme. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, tha dje se ne vend qe te kerkoje ndryshime PS duhet me pare qe te nxjerre pergjegjesite e ndryshimeve kushtetuese te bera me 21 prill 2008. Madje kerkoi qe autori i gabimit te ndryshimeve kushtetuese tri vjet me pare te marre persiper pergjegjesite dhe te jape doreheqjen. "Kur gabimet vijne ne menyre te qellimte, kur gabimet behen me vetedije per te goditur balancen e pushteteve, per te eliminuar faktore te tjere politike dhe kur gabimet behen ne dem te interesave te vendit, kjo nuk mund te kalohet me nje ndjese normale por ajo qe duhet te beje autori i gabimit eshte te marre pergjegjesine dhe te jape doreheqje", kerkoi Rama. Ne emer te LSI-se, numri dy i kesaj force politike gjithashtu komentoi edhe diskutimet e fundit brenda kampit opozitar per nje riafrim te mundshem mes ketyre forcave politike, duke bere te qarte se LSI ne asnje rast nuk do te perdoret per te plotesuar tekat e Edi Rames, i cili ne humbje te Bashkise se Tiranes kerkon te marre karrigen e kryeministrit te ardhshem. "Levizja Socialiste per Integrim, eshte pjese perberese e koalicionit qeverises. Ndaj Levizja Socialiste per Integrim nuk mund te sherbeje per te plotesuar tekat personale apo interesat personale te kryetarit aktual te Partise Socialiste i cili, meqenese humbi Bashkine, meqenese eshte ne opozite per here te pare ne karrieren e vet politike, te mund te perdore Levizjen Socialiste per Integrim qe te katapultohet ne karrigen e Kryeministrit", reagoi Sekretari i Pergjithshem i kesaj force politike. Sipas tij, ne muajin shtator, kjo force politike do te rivitalizohet ne te gjitha strukturat e saj, duke analizuar edhe performancen e ministrave te LSI ne dy vitet e fundit. Ne deklaraten e djeshme, Rama nuk la pa permendur edhe qendrimet e fundit te bera nga deputeti po i LSI-se, Vangjel Tavo, ne forme kritike ndaj performances se ministrave te kesaj force politike. Ne kete aspekt, Rama i quajti qendrimet e Tavos teresisht personale dhe theksoi faktin se jo me larg se shtatori brenda kesaj partie do te analizohet performanca politike dhe qeverisese e LSI-se. Si nje nder aleatet kryesore te qeverise, LSI ka poste te rendesishme ne kabinetin qeveritar, tashme edhe ne Bashkine e Tiranes.

Kushtetuta, debatet per ndryshimin

Debatet per ndryshimin e Kushtetutes, vijne ne nje moment kur po afrohet zgjedhja per Presidentin e Republikes. Kur na ndan me pak se nje vit nga zgjedhjet qe do te zhvillohen per kreun e shtetit, kampi i majte kerkon ndryshimin e Kushtetutes, per menyren e zgjedhjes se tij. Nje ndryshim ne fakt qe vete PS e pranoi tre vite me pare. Por mazhoranca e ka kundershtuar qe ne fillese kete kerkese, duke bere te qarte cdo dite e me shume se Kushtetuta nuk eshte nje statut partie qe te ndryshoje sa here e kerkon kryetari i saj, ne kete rast, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›