Taksat e reja për makinat, në fuqi më 24 gusht
TIRANE- Nga 24 gushti hyn në fuqi ligji i ri për taksimin e automjeteve. Ligji parashikon që ai të fitojë fuqi juridike 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, që është realizuar më 9 gusht. Ndryshimet nga praktika e së kaluarës janë pak në numër, por do të peshojnë në mënyra të ndryshme në kategori të ndryshme të makinave. Gazeta Shqiptare ka sjellë sot shembuj nga kategoritë kryesore të makinave - në këtë rast, vetëm për autoveturat – duke marrë për bazë kategori tipike, që mund të krijojnë idenë e qartë se si do të ndikojnë konkretisht në buxhetet familjare të shqiptarëve këto ndryshime.
Së pari, ndryshim ka në rritjen e akcizës së karburanteve. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë për litër deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe, pas kësaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për litër. Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend dhe do të rritë automatikisht çmimin e karburanteve. Kush e përdor shumë makinën, ai do ta ndjejë më shumë rritjen e çmimit. Së dyti, ndryshon koncepti i taksimit të automjetit. Më parë, taksa vjetore për autoveturat ishte e njëjtë, por tani do të ndryshojë nga viti në vit. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është caktuar sipas formulës: cilindrata e motorit në centimetra kub, herë një koeficient fiks, i cili rritet sa më i vjetër që të jetë mjeti, herë një taksë fikse për llojin e karburantit.
Kjo e fundit është 25 lekë për karburantin diesel dhe 20 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit fillon të llogaritet për mjete nga katër vjet e sipër pas vitit të prodhimit dhe për këtë ka një tabelë të caktuar. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Më parë, autoveturat paguanin në total 12.400 lekë në vit në formë takse, por tani detyrimi ndryshon.
(m.a/GSH/BalkanWeb)