E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama të vijë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me projekt-buxhet të qartë nëse dëshiron ta votojme

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sot që buxheti i bashkisë së kryeqytetit për vitin 2009 të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. Këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha sot në një konference për shtyp, se "kërkojmë që Kryetari i Bashkisë të reflektojë ndaj qëndrimeve dhe propozimeve tona me qëllim që buxheti i Bashkisë së Tiranës të jetë buxheti i qytetarëve, gjithëpërfshirës dhe transparent.” Duke shpjeguar votën kundër në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit, Kryemadhi tha se "kemi kërkuar rritjen e fondeve për disa çështje të rëndësishme, sikurse janë ngrohja në shkolla e çerdhe, ngritjen dhe funksionimin e qendrave sociale për moshën e tretë, kategoritë në nevojë, paraplegjikët e tetraplegjikët, si dhe ngritjen e një thertoreje për qytetin e Tiranës, çka nuk ishte reflektuar  në mbledhjen e djeshme. Grupi i këshilltarëve të LSI-së shpreh bindjen se çdo qindarkë e taksapaguesve të kryeqytetit dhe mënyra e shpenzimit të tyre, është për ne një përgjegjësi e drejtpërdrejtë, të cilën do ta ushtrojmë ligjërisht dhe në mënyrë konstruktive", tha znj. Kryemadhi. Këshilli Bashkiak i Tiranës dështoi dje për të dytën herë në miratimin e buxhetit të vititi 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›