E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomorr Aliko i kërkon presidentit të mos vonojë dekretin e ligjit të “Dosjeve”

Një numër i madh i organizatave të ish-përndjekurve politikë përmes peticioneve të ndryshme i kanë kërkuar Presidentit të Republikës Bamir Topi, ditët e fundit që të dekretojë ligjin e ''dosjeve ''. Në lidhje me këtë çështje Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë Tomorr Aliko tha se , '' Edhe gjatë takimit më Presidentin e Republikës ditën e djeshme , i kërkova të dekretojë sa më shpejt ligjin e ''dosjeve''  meqë është dëshira e të gjithë të përndjekurve dhe e gjithë popullit shqiptar”. Ai shtoi më tej se '' Gjithashtu kemi kërkuar si shoqatë  për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike dhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja ''. Aliko theksoi se  '' Përse duhet të presim akoma, kemi pritur 15 vjet dhe tani më në fund ligji u aprovua nga Parlamenti shqiptar, sepse krimi duhet patjetër dënuar''.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›