E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në “Twitter”: Po rriten anëtarësimet në PS

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me anëtarësimet e të rinjve në Partinë Socialiste.
 

“Ndër të gjithë rrethet e vendit Lezha është zona ku procesi i hapjes së PS-së ka deri tani suksesin më të madh:Anëtarësia është rritur me 61%!” shkruan Rama.
 

Ai ka theksuar më tej se në Lezhë ai është takuar me anëtarët e rinj jo vetëm të moshës së re pas një procesi të hapur regjistrimesh në çdo njësi vendore. “1114 anetaresime!” thekson Rama
 

Rama thekson më tej se vijon efekti zinxhir i RE:FRESSH duke bërë që PS-ja të rritet në numër e në energji pozitive për Rilindjen Shqiptare. “450 anëtarësime të reja në Librazhd” shkruan Rama në "Twitter".
 

Ai gjithashtu e cilëson si mbresëlënës numrin e grave dhe vajzave të anëtarësuara gjatë këtij procesi në qytet e komuna. “Janë 383 gra dhe vajza. Shembull për tëu marre nga gjitha rrethet” thekson më tej kryesocialisti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›