Austria: Rruga e Ballkanit është për në BE
Austria dhe Greqia kanë përgjegjësi të përbashkëta për zhvillimet në rajonin e Ballkanit.
Marko Caka / Vjene
Deklarata u bë dje në Vjenë nga kancelari i Austrisë, Alfred Guzenbauer, gjatë një takimi me presidentin grek, Karolos Papulias. Gjithashtu në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian në drejtim të vendeve të Ballkanit, kancelari Guzenbauer theksoi se, "gjatë bisedës me presidentin Papulias i shpreha nevojën e stabilitetit në rajon, e cila duhet të lidhet ngushtë në rrugën e pranimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian". Kreu i shtetit grek e ka lënë të hapur çështjen e njohjes së Kosovës, duke lënë të kuptohet që shumë shpejt dhe Greqia do ta njohë atë. Madje, homologu i tij, Fisher, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Papulias, në pyetjen për çështjen e Kosovës ka pranuar që të përgjigjet vetë presidenti grek me dëshirën e këtij të fundit, si një çështje që dhe Greqia ka përgjegjësitë e saj në këtë pjesë të rajonit. Sipas Papulias: "Po ndjekim vazhdimisht zhvillimet e fundit në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë e saj të njëanshme dhe që shumë shpejt po njihet nga vendet e rëndësishme ndërkombëtare", theksoi Papulias. Presidenti grek ndodhet për një vizitë treditore në Austri.