E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri kërkon mbështetjen e Katarit

Kryeministri Berisha shprehu interesin e Shqipërisë veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm. Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se do të ishte i vlefshëm shkëmbimi i vizitave në nivel ministrash dhe të ekipeve të ekspertëve për të vlerësuar më mirë projektet në këtë fushë, duke marrë edhe mbështetjen e Emirit të Katarit. Emiri Al Thani u shpreh shumë i interesuar për mundësitë që ofron Shqipëria për afrimin e kompanive të mëdha të Katarit dhe se ai do të angazhohej personalisht në suksesin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›