E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon shoqatën e ish-ushtarakëve

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me ish-ushtarakë, me të cilët diskutoi rreth problemeve që i shqetësojnë ata, ku më kryesori është mungesa e trajtimit ushtarak dhe financiar nga qeveria "Berisha". Në fjalën e mbajtur para ish-ushtarakëve, Meta u premtoi atyre se qeverisja e koalicionit të LSI, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të vërë në zbatim ligjin që është miratuar në vitin 2005 për këtë shtresë, por që Kryeministri Berisha e shfuqizoi. Kreu i LSI-së dënoi këtë veprim të Kryeministrit, duke qenë se ai e votoi pro ligjin për ish-ushtarakët kur ishte në opozitë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›