Rama: Të ndahet nga politika e përditshme shërbimi diplomatik
TIRANE - Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme tryezën për diplomacinë, në kuadër të konsolidimit të programit të ri “Për një Rilindje Shqiptare”.
Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryesocialisti Edi Rama theksoi domosdoshmërinë që shërbimi diplomatik shqiptar të ndahet në mënyrë të prerë nga politika e përditshme, në mënyrë që siç tha ai, ky shërbim të jetë në nivelin e aspiratave dhe detyrimeve të qytetarëve shqiptarë.
Shefi i opozitës theksoi se një nga shtyllat e programit të ri të PS-së është ribashkimi me Europën.
“Nuk ka dyshim që në këtë proces, ashtu siç janë themelore të gjitha prioritetet dhe sfidat që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, instrumenti i shërbimit diplomatik është i pazëvendësueshëm. Jemi të gjithë dëshmitarë që sot Shqipëria nuk arrin dot të jetë në lartësinë e duhur në marrëdhëniet me jashtë dhe me shqiptarët me banim jashtë. Nuk është në gjendje të jetë në lartësinë e duhur si vend anëtar i NATO-s.”- u shpreh Rama.
Sipas kreut të PS-së, shërbimi diplomatik shqiptar po bëhet qesharak, pasi është shndërruar në një zyrë pune.
“Të ndërtojmë rrugën për ta transformuar shërbimin diplomatik nga një zyrë punësimi e radhës në një trup e cili t'i shërbejë interesave të Atdheut tonë, t'i shërbejë misionit për të cilin është ngritur. Për këtë arsye ka shumë rëndësi që në reformën që ne po konceptojmë për shërbimin diplomatik, të kemi parasysh një strategji të koordinuar me sa më shumë faktorë të tjerë për politikën e jashtme të Shqipërisë. Që një strategji e tillë të mos mbetet një letër e pakthyer në mision dhe veprim real na duhet me patjetër që t'i japim fund shpërdorimit të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shërbimin diplomatik të Shqipërisë.”- deklaroi Rama.
Më tej kryesocialisti vlerësoi propozimet e grupit të punës për një ligj integral, që të garantojë statusin nëpunësit të shërbimit të jashtëm, duke mos e njësuar atë më nëpunësin civil dhe duke garantuar karrierat dhe vazhdimësinë e tyre.
“Është e domosdoshme që të kemi parasysh parimet e transparencës, meritokracisë, karrierës diplomatike e cila nuk duhet lejuar që të cënohet nga interesa që burojnë nga politika. Ka një rëndësi themelore që të bëjmë ç'është e mundur për të vënë në funksion të këtij procesi të gjitha energjitë pozitive, për ta ndarë në mënyrë të prerë shërbimin diplomatik nga ecuria e politikës së përditshme.”- theksoi Rama.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Shërbimi diplomatik qesharak, të ndahet nga politika e përditshme